Harduer

HP shpalos versionin 64GB të tabletit TouchPad

Aug 18 2011
0 Shpërndarje
HP shpalos versionin 64GB të tabletit TouchPad

Imazhi që po shihni është shtuar në faqen e parë të HP France dhe si e tillë paralajmëron paraqitjen e modelit 64GB TouchPad, që tani mund të blihet nga kjo faqe për një çmim prej 599 euro.

Aty gjithashtu thuhet se TouchPad i ri me memorie të zgjeruar do të jetë gjithashtu edhe në dizajn të përpunuar me të bardhë, ndërsa në aspektin e fuqisë Snapdragon 1.5GHz Dual Core APQ8060 mbetet i pranishëm edhe tek ky model.

I riu HP 64GB TouchPad është i gatshëm vetëm për tregun Evropian, ndërsa është thënë se paraqitja e tij do të mund të ndodh së shpejti edhe në tregjet tjera. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>