Harduer

HP sjell laptop të rinj në treg

Feb 24 2011
0 Shpërndarje
HP sjell laptop të rinj në treg

HP ProtectTools janë të integruar me të gjithë laptopët e rinj dhe ndihmojnë bizneset që të mbrojnë më mirë asetet dhe të dhënat e tyre, të vendosin arnime të sigurisë dhe të adresojnë shqetësime legjislative. Përveç kësaj HP ProtectTools mundësojnë që kompanitë e të gjitha madhësive të menaxhojnë në formë qendrore sigurinë tek tërë klientët e tyre me apo pa HP PC. Kornizat industriale të dizajnit të ri FORGE sigurojnë që laptopët e HP të kenë një konstruksion jashtëzakonisht të qëndrueshëm, me veçori të përpunimit të lartë  preciz teknologjik që sjellë besueshmëri maksimale dhe gjithashtu në anën tjetër ruan ambientin.

Përveç sigurisë dhe dizajnit të avancuar këta laptop të rinj ofrojnë këto shërbime dhe veçori:

HP EliteBook 8460p dhe 8560p veçohen me një HP DuraCase që kalon pa problem testimin Mil Spec 8710G për t’i bërë ballë motit dhe shiut, gjersa në anën tjetër ka një përpunim metalik me dizajn profesional. EliteBook 8460p gjithashtu ofron një jetëgjatësi të baterisë që është lidere në industri me 32 orë.

HP ProBook 6360b, 6460b dhe 6560b
ofrojnë konfigurim fleksibil në fusha të grafikës, procesorëve dhe teknologjisë së baterisë. Të gjithë veçohen me një madhësi diagonale prej 33.8 cm në faktorin e formës, kurse ProoBook b-series gjithashtu veçohet me një dizajn edhe më atraktiv.

HP ProBook s-series (4330s, 4530s dhe 4730s)
ofrohen në madhësi të ndryshme dhe përveç kësaj paraqiten si zgjidhje shumë të mira për biznese të vogla dhe të mesme, dhe atë për çmime shumë të lira.

“HP është lider në tregun e laptopëve të biznesit dhe si i tillë po vendos nivele të reja në këtë treg duke sjellë linja të reja të laptopëve që integrojnë vegla më të qëndrueshme të sigurisë” tha Charl Synman, zëvendës president dhe menaxher i përgjithshëm pranë HP Personal Systems Group, Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë. “EliteBook padyshim që arrijnë të jenë produkte që takojnë standardet ushtarake dhe kënaqin pritjet e konsumatorëve në qëndrueshmëri”.

EliteBook p-series sjellë vërtetë performancë të shkëlqyer për nivelet e vogla dhe të mesme të bizneseve me CPU të gjeneratës së dytë Intel Core i7 quad-core, ose  Core i7, Core i5 dhe i3 me dy bërthama. Ndërsa në aspektin grafik konsumatorët do të gjejnë një kartelë grafike diskrete AMD HD 6470M me performancë të lartë dhe aftësi të medieve të pasuruara. Laptopët gjithashtu sjellin edhe USB 3.0 dhe disa porte tjera.

HP ProBook 6360b, HP ProBook 6460b dhe HP ProBook 6560b
janë në anën tjetër zgjidhje ideale ku kërkohet siguri, dizajn i mençur, konfigurim ultimativ dhe atribute për biznese. Konsumatorët mund të zgjedhin procesorë përfshirë edhe gjeneratën e dytë të Intel, si Core i7, i5 dhe i3, si dhe procesor Intel Celeron. Probook b-series ofrojnë edhe HD Webkamerë, lexues të kartelave të memories, SRS Premium zërim, butona diskret, etj
HP ProBook s-series sjellë funksionalitet të balancuar dhe siguri të qëndrueshme, dizajn të bukur dhe çmim të lirë. HP ProBook 4330s (33.8cm në diagonale), ProBook 4530s (39.6cm në diagonale) dhe ProBook 4730s (43.9cm diagonal) janë në ofertë në ngjyra të ndryshme dhe në përpunime metalike.

HP ProBook s-series
ofron mundësi për përzgjedhje të procesorëve të shumtë përfshirë edhe gjeneratën e dytë Core i7, i5 dhe i3 për performancë të lartë dhe shpejtësi të avancuar, ose edhe Intel Celeron për ]mime më të lira”. S-Series gjithashtu sjell me vete shumë veçori tjera si HD web kamerë, mikrofon të integruar, SRS Premium Zërim, kartelë grafike disrkete dhe të integruar, usb 3.0, media lexues, etj.

Për sa i përket çmimeve dhe debutimit në treg ajo do të ndryshojë në varësi të tregut, dhe në tregun e Kosovës pritet që debutimin e këtyre laptopëve ta mundësojnë PBC Computers dhe ASK Trade.

Lajmet e fundit>