Harduer

HP sjell tabletin me Windows për 99 $

Sep 30 2014
0 Shpërndarje
HP sjell tabletin me Windows për 99 $

hpstreamtabletlaptops.0.0_standard_800.0“Sulmi” i kompanisë Microsoft në Chromebook dhe tabletët e lirë me Android është duke u ndihmuar nga HP. HP është duke sjellë një tablet HP Stream 7 prej 7 inç për vetëm 99 dollarë, si dhe një version prej 8 inç për 149 dollarë, që janë planifikuar të lëshohen gjatë nëntorit.

Që të dy këta tabletë përdorin çipe nga Intel, por kompania nuk është duke zbuluar ndonjë hollësi tjetër për këtë palë të tabletëve që përdorin Windows dhe që janë super të lirë. Ata me siguri do të jenë pajisje që nuk do të jenë edhe aq të avancuara, por Microsoft është duke sjell pa pagesë abonim një vjeçar në Office 365 Personal me 1TB hapësirë në OneDrive dhe 60 minuta thirrje në Skype çdo muaj. Tableti prej 8 inç nga HP përfshin po ashtu 200 MB të dhëna pa pagesë LTE pa ndonjë kontratë për jetën e pajisjes.

Përgjatë këtyre tabletëve, HP është duke bërë lëshimin edhe të dy laptopëve të rinj HP Stream. Njëri është model prej 11.6 inç me një paraqitje HD, si dhe një version prej 13.3 inç me mundësi të komandimit edhe përmes prekjes së ekranit.

HP është duke përdorur procesorët Celeron nga Intel në të dy laptopët, kështu që nuk do të jenë pajisje me performanca të larta, por për 199 dollarë për HP Stream 11 dhe 229 dollarë për HP Stream 13, ata kanë çmime relativisht të ulëta për nevojat bazike kompjuterike. Që të dy kanë ngarkesë flash prej 32 GB dhe një abonim personal në Office 365 për një vit. HP është pritet të lëshojë edhe një laptop prej 14 inç HP Stream më vonë gjatë këtij muaji. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>