Harduer

HP Slate do të paraqitet gjatë qershorit

Mar 20 2010
0 Shpërndarje
HP Slate do të paraqitet gjatë qershorit

HP ka ofruar shumë pak informacione në lidhje me tablet PC-n e saj kur e paralajmëroi para syve të medias në CES, por thashetheme të reja sinjalizojnë se kjo pajisje mund të paraqitet në qershor dhe me një çmim që fillon në rreth 540 dollarë.

Sipas faqes spanjolle Clipset, Slate do të niset për një shumë prej rreth 400 euro që është ekuivalent me 541 dollarë amerikan, në bazë të vlerave shkëmbyese të ditës së sotme. Sipas faqes në fjalë, lansimi do të duhej të bëhet në muajin qershor, ndërsa shitjet në Evropë do të fillojnë pak para shtatorit.

Sa i përket specifikave, Slate do të ketë një procesor Intel Atom dhe sipas supozimeve do të punojë me Flash dhe do të jetë i pajisur me një port USB, lexues të kartelave të memories, dhe kamerë të montuar në repartin e prapmë. Sipas raporteve, do të jetë më i trashë se iPad, do të ketë më shumë porte dhe taste, dhe do të ketë një përpunim trekëndor të materialit në repartin e prapmë të tij.

Me një çmim prej rreth 540 dollarë, Slate do të vendosej mbi pikën startuese të iPad prej 499 dollarë, gjë që mund të bëhet problematike pasi që Apple do të lansoj më herët produktin e saj.

Në anën tjetër, kur dihet se do të punojë me një Windows 7 të plotë dhe do të ketë së paku disa veçori që mungojnë në iPad (multitasking, Flash, lexues të integruar, etj), kjo mund ta bëjë një produkt më të vlefshëm, pavarësisht çmimit të supozuar.

Lajmet e fundit>