Harduer

HP Spectre X360 2017 me ekran 4K Ultra HD dhe porta Thunderbolt 3

Jan 4 2017
0 Shpërndarje
HP Spectre X360 2017 me ekran 4K Ultra HD dhe porta Thunderbolt 3

img_4008-100701467-largeKur HP solli një version 15 inç të Spectre X360 vitin e kaluar, kompania tha se ishte ndërtuar për njerëz që dëshironin një laptop të mrekullueshëm me ekran kompakt dhe performancë solide, dhe e mbajti premtimin.

Megjithatë HP zbuloi ditën e sotme disa ndryshime të papritura për modelin e 2017-tës të Spectre X360. Ndryshimi më i madh është ekrani 15 inç i disponueshëm vetëm në rezolucion 4K UHD.

HP tha se ky vendim është i bazuar në preferencat e konsumatorëve. Por rritja e rezolucionit të ekranit duhet të korrespondojë me kapacitetin e baterisë dhe HP e ka zgjeruar me 79 vat këtë të fundit.

Megjithatë laptopi është më i rëndë sesa rivalët si Dell XPS 15. Procesori ngelet po i njëjti, dy bërthamësh por i përket arkitekturës Kaby Lake. Surpriza, një kartë grafike diskrete: Mund të shtoni një kartë grafike Nvidia GeForce 940MX.

MOdeli i prezantuar në CES kishte procesor Core i7-7500U, 16GB RAM DDR4, 256GB disk solid NVMe dhe GeForce 940MX 2GB GDDR5. Kombinuar me ekranin 15.6 inç 4K, jetëgjatësia e baterisë pritet të shënojë rënie krahasuar me modelet e kaluara me procesorët Skylake.

Një tjetër përditësim i rëndësishëm është porta Thunderbolt 3 e cila përdoret jo vetëm për transferim të dhënash por edhe karikim. Spectre X360 2017 do të ketë një portë më pak USB, një USB-C, një Portë Ekrani 1.2 dhe një portë USB 3.1 A. Është hequr porta për kartat microSD ndërsa prezent është një portë HDMI.

Kompjuteri del në shitje nga data 26 Shkurt me çmim fillestar 1,280 dollar, një rritje me 130 dollar nga viti në vit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>