Vëzhgim

HP të kombinojë njësitë për printim dhe PC

Mar 21 2012
0 Shpërndarje
HP të kombinojë njësitë për printim dhe PC

Blogu për teknologji, AllThingsD, raportoi së pari gjatë të martës këtë plan duke i cituar disa burime anonime. HP nuk deshi të komentonte.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur shitjet e printerëve dhe ngjyrës, që më parë ishte “gjaku jetësor” për HP-në, janë duke pësuar rënie të kërkesave dhe rritje të garës. HP është prodhuesi numër 1 i kompjuterëve personalë në botë. Por shitjet e kompjuterëve personalë janë duke pasur rënie të shitjeve, pasi që njerëzit tani janë duke u përqendruar më tepër në tablet dhe smartphone.

Për dallim nga faktorët e jashtëm, Hewlett-Packard ballafaqohet gjithashtu me probleme të brendshme, për të cilat CEO i kësaj ndërmarrjeje, Meg Whitman, tregoi në një konferencë gjatë muajit shkurt.

“Ne nuk i bëmë investimet që duhej t’i bënim gjatë viteve të kaluara për të përpara pritjeve të konsumatorëve dhe trendeve të tregut,2 tregoi ajo për analistët pas raporteve që tregonin se HP ka pasur përfitime më të ulëta. “Si rezultat, ne shohim ulje të të ardhurave dhe përfitimeve sot.”

Whitman u bë CEO i HP-së në muajin shtator, duke e zëvendësuar Leo Apotheker, i cili punoi për 11 muaj përpara se ai të rrëzohej. Whitman është shefi i tretë ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje në më pak se tre vite./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>