Analiza

HP tërheq 6 milionë produkte nga tregu për shkak se kanë rrezik zjarri

Aug 28 2014
0 Shpërndarje
HP tërheq 6 milionë produkte nga tregu për shkak se kanë rrezik zjarri

140826200912-hp-recall-laptop-power-cord-620xaHP lajmëron klientët e saj të kenë kujdes me kabllot e kompjuterit dhe duhet të kontrollojnë nëse këto të fundit janë me problem apo shumë të nxehta. Kompania dhe departamenti rregullator federal të martën tërhoqën nga tregu 6 milionë kabllo që përdoren për karikimin e kompjuterëve.

Këto ishin të shitura gjatë periudhës shtator 2010 dhe qershor 2012 dhe shoqëronin kompjuterë apo laptop HP dhe Compaq. Kompania lajmëroi se këto pajisje lidhëse mund të nxeheshin shumë dhe të merrnin flakë.

Kjo ndodhi pasi u raportuan gjithsej 29 raste të keqfunksionimit të tyre, 2 ndër të cilat përfshinin djegie apo plagosje dhe 13 të tjera dëmtime materiale. Komisioni i Sigurisë dhe Mbrojtjes së klientit kërkoi që procesi i tërheqjes nga tregu të këtyre produkteve të ndodhte sa më shpejt. Ndërkohë që HP krijoi një opsion online në të cilin konsumatorët provonin se produktet që zotëronin ishin të dëmshme apo jo. (PCWorld Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>