Biznes

HP u del në ndihmë bizneseve të vogla dhe të mesme gjatë krizës ekonomike

Nov 13 2009
0 Shpërndarje
HP u del në ndihmë bizneseve të vogla dhe të mesme gjatë krizës ekonomike

Ofertat e reja të HP përfshijnë dy desktop kompjuterësh, një ekran dhe një printer HP laser jet; pajisje printimi të pakrahasueshme për menaxhimin efikas të energjisë dhe letrës; një server dhe ndryshime në rrjet. 
“Për SMB ofertat e reja të HP do të ndihmojnë në rritjen e  mirëqenies së tyre dhe të përgatisin ata për rritjen qe pritët në të ardhmen” pohoi Charl Snyman, zv. President i Personal Systems Group për Evropën, Lindjen e mesme dhe Afrikën (EMEA).

HP prezantoi ofertat e reja qe u ofrojnë bizneseve të vogla dhe të mesme vlerësim, rendiment dhe fleksibilitet të lartë për tu zhvilluar se bashku me nevojat e biznesit. Këto produkte përfshijnë:

  • HP Pro 3010/3015 Series Business Desktop PCs, e cila u ofron SMB-ve themele solide ku ata mund të bazojnë lehtësisht nevojat në rritje të biznesit.
  • Norton Online Backup (Symantëc) per klientët e bizneseve të vogla- lejon backup të informacionit dhe informacioneve të medias në një vendndodhje të sigurt online.
  • HP Thin Clients and Microsoft Small Business Server Solution: kjo paketë  mundëson kapacitet të lartë informatikë për SMB-të duke përfshirë e-mail, lidhje në rrjet, qasje në largësi, bashkërendim të printerëve dhe skedarëve.
  • HP Compaq LE1711 LCD Monitor: mundëson panele me konsum të ulet të energjisë për të ndihmuar reduktimin e kostove.
  • HP ProCurve 2520 Switch Series: e projektuar për të ndihmuar në reduktimin e kostove dhe përmirësimin e produktivitetit
  • HP ProLiant ML110 and DL120 G6 Servers: I projektuar veçanërisht për rendiment të lartë sipërmarrës me kosto efektive.

Zgjidhjet të reja dhe të përmirësuara  të depozitimit dhe ruajtjes nga HP (HP StorageWorks D2D Backup System and HP LeftHand P4000 SAN Solution)- u mundësojnë klientëve ulje të kostove dhe përmirësim të rendimentit të biznesit.

Maksimizim i Burimeve

Për tu ardhur në ndihme SMB-ve në maksimizimin e asetëve dhe burimeve, HP prezantoi :

  • HP Smart 65CW AC Travel Adapter:  Me madhësi me pak se 1-inch dhe përfshin një portë USB u lejon përdoruesve të përdorin dy pajisje njëkohësisht me fuqinë e vetëm një prize.  
  • Hyper-V Bundles: Një set produktesh Virtualisation Smart Bundles për Hyper-V built në produktet HP ProLiant, StorageWorks, dhe ProCurve, se bashku me Microsoft Windows Server 2008 R2 për tu siguruar konsumatoreve arritjen e këtyre përfitimeve.
  • HP SimpleSave përditëson automatikisht të dhënat në kompjuter.

Menaxhimi i Rritjes se Biznesit

HP gjithashtu shpalosi një numër ofertash krijuar për menaxhimin e rritjes se biznesit të cilat përfshijnë:

  Printerë LaserJet

  • Printer me ngjyrë LaserJet Enterprise CP4525 nga seria e printerëve CP4520, mundëson rendiment të pakrahasuar printimi me 40 faqe për minutë.
  • HP Colour LaserJet Professional CP5225 – printer ekonomik me madhësi A3 ose B i projektuar për tregjet SMB, i cili përfshin rrjetin për shpërndarjen e lehtë dhe prodhimin automatik dhe me cilësi të lartë të printimeve. 
  • Printeri HP LaserJet për Sipërmarrje është i sigurt, me rendiment të lartë. Printeri përmban USB 2.0 , 10 butona për përditësimin e kodit PIN si dhe një slot për integrimin e HP ose zgjidhjet e certifikimit. 
  • HP Eco Solutions: Printerët e prezantuar sot janë të gjithë të vlerësuar me ENERGY STAR® dhe ju vijnë në ndihme  fale HP Instant-një teknologji e cila u lejon përdoruesve të reduktojnë kostot dhe ndikimin mbi mjedisin. Printerët HP ENERGY STAR LaserJet janë 10% me shume efikas sesa modelet e printerëve standard të pakualifikuar. 
  • HP’s European Trade-In programme: Programi i tregtisë së brendshme të HP u lejon klientëve të shkëmbejnë pajisjet e vjetra kundrejt një ‘rabati’ për blerjen e teknologjisë së re me efecientë. Kjo u lejon klientëve të kursejnë në kohe dhe në kosto kur depozitojnë teknologjitë e vjetra në kohe.

 

Lajmet e fundit>