Harduer

HP zbuloi Omen X, një ekran i lakuar 35 inç për adhuruesit e lojërave

Jan 5 2017
0 Shpërndarje
HP zbuloi Omen X, një ekran i lakuar 35 inç për adhuruesit e lojërave

omen-x-monitor-930x698HP po përpiqet ta mbajë mirë me adhuruesit e lojërave. Përpjekja më e fundit e HP në këtë drejtim është një ekran 35 inç Omen X me ekran të lakuar i cili do të shoqërohet kompjuterin Omen X i lançuar në 2016-tën.

Ky ekran është dizenjuar i tillë që të mbulojë terësisht fushëpamjen e lojtarëve. Raporti 21:9 ofron 34% më shumë ekran sesa 16:9.

Ka nivele të ngjyrës së zezë që arrijnë deri në 2,500:1. Kjo do të thotë se ngjyra janë më vibrane dhe ngjyra e zezë është me të vërtetë e zezë.

Ka vonesa prej vetëm 3 milisekondash dhe frekuencë 100 Hz. Teknologjia G-Sync e Nvidia eleminon ngecjen e imazheve. Monitori ka një portë ekrani, një kontekto HDMI dhe porta USB 3.0. Del në shitje në muajin Mars për 1,300 dollar. (PCWorld Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>