Biznes

HP zgjeron shtirjen në tregun e Evropës Qëndrore dhe Lindore

Apr 2 2009
0 Shpërndarje
HP zgjeron shtirjen në tregun e Evropës Qëndrore dhe Lindore

 Sipas raporteve të fundit nga IDC për shtrirje në treg, kompania HP ka fituar shtrirje rekord në Evropën Qendrore dhe Lindore. Në kohën kur kriza ekonomike globale është duke i bërë presion tregut global të IT, zgjerimi i shtrirjes në treg nga HP tregon se kompania është e gatshme t’u ofrojë konsumatorëve vlerë dhe ndryshime.

 HP arriti ta zgjerojë shtrirjen në tregjet kryesore të Evropës Qendrore dhe Lindore duke arritur këto rezultate:

  • Mban pozitën e parë në tregun e serverëve dhe një shtrirje prej 40 përqind, ndërsa me performansën në Industry Standard Server, HP fitoi akoma më shumë shtirje se sa pesë kompanitë tjera më të mira me 43.8 përqind.
  • Në tregun e Blade Server që për herë të parë e kaloi shifrën 10 përqind, HP shënoi një rritje rekord të shtrirjes prej 59 përqind.
  • Mban pozitën e parë në tregun e për hapësira, duke treguar performansën më të mirë në tregun e external strage.
  • Arriti një shtrirje rekorde në tregun e PC me 14.9 përqind duke treguar një performansë të mrekullueshme në tregjet komerciale dhe ato të konsumatorëve.
  • Pas një tjetër performanse së mrekullueshme, kësaj radhe në tregun e laptopëve, HP arriti shtrirje në 10.5 përqind duke u radhitur në vendin e tretë të kompanive për notebooks
  • Performansa e jashtëzakonshme në tregun komercial të PC, arriti ta zgjerojë shtrirjen për 18.3 përqind duke u rikthyer në pozitën e parë pas disa viteve me gjithsejt 26.3 përqind
  • Ka pozitë udhëheqëse edhe në tregun për Inkjet printerë me një shtrirje prej 41.6 përqind, ndërsa e fitoi pozitën e parë edhe në tregun e kolor dhe mono laser me 29.7 përqind shtrirje

Viteve të fundit HP ka bërë përpjekje intensive për të bërë diferencimin e produkteve të saj, duke përdorur teknologjinë dhe dizajnin që edhe i përmirësuan strategjitë në treg. “Derisa kriza ekonomike globale është duke ndikuar në tregun e IT, zgjerimi i shtrirjes sonë në tregun e Evropës Qendrore dhe Lindore tregon se konsumatorët janë duke u kthyer kah HP për të rritur efikasitetin në mjedisin e tyre të IT” – thotë Herbert Rastbichler, drejtor menaxhues Technology Solutions Group që e drejton kompaninë HP në tregun e Evropës Qendrore dhe Lindore. 
 
 

Lajmet e fundit>