Biznes

HP dhe Microsoft me infrastrukturë të re

Jan 18 2010
0 Shpërndarje
HP dhe Microsoft me infrastrukturë të re

HP dhe Korporata Microsoft shpallën sot një marrëveshje trevjeçare për investim të 250 miliona dollarëve për thjeshtimin e dukshëm të mjediseve teknologjike për bizneset e të gjitha madhësive.
Kompanitë planifikojnë  të ofrojnë zgjidhje të reja të cilat do të:

  • Do të ndërtohen në bazë të modelit të gjeneratës së re të infrastrukturës për aplikim
  • Do të përmirësojnë cloud-computing duke përshpejtuar implementimin e aplikimeve
  • Do eliminojnë kompleksitetet e menaxhimit IT dhe automatizimin e proceseve manuale për teë reduktuar kostot. 

Kjo marrëveshje paraqet pakon më gjithëpërfshirëse teknologjike të industrisë  deri më sot – nga infrastruktura deri te aplikacioni – dhe ka për synim që mënyrë substanciale të përmirësojë përvojën e konsumatorit për zhvillimin, aplikimin dhe menaxhimin e mjediseve të TI-së.

Me këtë partneritet strategjik, HP dhe Microsoft do të bashkëpunojë në  një skicë pune të dizajnimit për makinat e menaxhimit të të dhënave; konvergjente, zgjidhjet e aplikacioneve të parapaketuara, ofertat gjithëpërfshirëse virtuale; dhe mjetet e integruara të menaxhimit. Të ofruara përmes shitjeve më ekstensive dhe rrjetit të partnerëve, këto zgjidhje dinamike të TI-së do të ofrojnë:

  • Rritjen e efikasitetit së biznesit përmes zgjidhjeve të cilat u përgjigjen kërkesave ndryshuese të biznesit duke bërë konvergjencën e serverëve, pajisjeve për ruajtje të të dhënave, rrjetit dhe burimeve të aplikacionit në një mjedis shumë të automatizuar, vetë të menaxhuar.
  • Performanca, besueshmëria e përmirësuar e aplikacioneve dhe disponueshmërinë për disa prej aplikacioneve kryesore afariste të industrisë, duke përfshirë Microsoft Exchange Server dhe Microsoft SQL Server, duke krijuar një mjedis thellësisht të optimizuar makinist. Kjo arrihet përmes pakove ruajtëse, serverit të paraintegruar, pajisjeve për ruajtje të dhënash, rrjetëzim dhe aplikacione. Këto makina të menaxhimit të të dhënave dhe të postës elektronike ofrojnë thjeshtësi me një të shtypur të pullës qoftë në aplikim apo menaxhim.
  • Operacione të  përmirësuara përmes virtualizimit të integruar ndëroperativ dhe mjete menaxhimi të cilat lejojnë mjediset teknologjike të ofrohen në mënyrë automatike, të menaxhohen dhe të akordohen në mënyrë të vazhdueshme. Përmes integrimit të HP Insight Software, softuerit HP Business Technologoy Optimization dhe Microsoft System Center me Microsoft Hyper-V Server, klientët e ndërmarrjeve përdorin një zgjidhje të unifikuar menaxhimi për të automatizuar instalimin e aplikacioneve bashkë me monitorimin e infrastrukturës dhe aplikacionit. Ky integrim gjithashtu ofron fuqi dhe optimizim të performancës, duke siguruar operim në një mjedis heterogjen të qendrës së të dhënave.
  • Mbrojtja e investimeve dhe kostot t plota të ulëta të pronësisë, duke u mundësuar konsumatorëve me aplikimin e sistemeve me konfidencë. Zgjidhjet e përbashkëta janë të ndërtuara mbi standardet e industrisë dhe të dizajnuara për të shfrytëzuar investimet ekzistuese të qendrave të të dhënave, të gjitha të menaxhuara përmes një kornize të përbashkët. Kjo qasje është e dizajnuar që t’u mundësojë konsumatorëve të integrojnë modelet private ose publike të kompjuterizimit të reve siç kërkohet nga biznesi i tyre. HP dhe Microsoft do të bashkëpunojë, ku HP dhe Microsoft ofrojnë shërbime, dhe ku Microsoft vazhdon t ë investojë në harduerin e HP-së për infrastrukturën Windows Azure.

“Nxitja e inovacionit u ndihmon bizneseve të përcaktojnë përparësi konkirriese,” tha Mark Hurd, kryesues dhe shefi ekzekutues i HP-së. “Ky bashkëpunim do të lejojë HP dhe Microsoft t’u ofrojë klientëve tanë një teknologji transformative e cila do të reduktojë kostot, të gjenerojë rritjen e biznesit dhe të shpejtojë inovacionin.”
 
Modeli i ri infrastruktura në aplikacion nga HP dhe Microsoft do të ofrohet si ofertë  e integruar për mjedise të mëdha, heterogjene të qendrave të të dhënave si dhe përmes zgjidhjeve të dizajnuara për bizneset e vogla dhe të mesme. Zgjidhjet janë në dispozicion menjëherë, me oferta të reja të cilat prezantohen përgjatë tri viteve të ardhshme.

“Kjo marrëveshje, e cila shtrihet nga hardueri, softueri dhe shërbimet, të cilat u mundësojnë konsumatorëve të bizneseve për të optimizuar performancën me thjeshtinë me një të shtypur të pullës në koston më të ulët të mundur të pronësisë,” tha Steve Ballmer, shef ekzekutiv i Korporatës Microsoft. “Partneriteti ynë i zgjeruar do të transformojë mënyrën se si ndërmarrjet e mëdha të ofrojnë shërbime për klientët e tyre dhe të ndihmojë organizatat e vogla të adoptojnë TI të rrisin bizneset e tyre. Microsoft dhe HP po vënë bast me njëra tjetrën ashtu që klientë të mos luajnë bixhoz në TI.”

Krijimi i Mundësive për HP dhe rrjetet partnere Microsoft Frontline në të gjithë boten.

Në kuadër të kushteve të partneritetit të zgjeruar, të  dyja kompanitë do të rrisin investimin e tyre global deri në 10 herë për të nxitur mundësi të reja për 32.000 partnerë kanalit të HP dhe Microsoft Frontline. Partnerët do të mbështesin konsumatorët në modernizimin e mjediseve të tyre përmes kombinimit të pakove dhe shërbimeve softuerike dhe harduerike të infrastrukturës në aplikacione. Përfitimet partnere përfshijnë:

  • Koha më e shpejtë  deri te të ardhurat me cikle të thjeshtuara dhe të  shkurtuara të sitjes që rezultojnë nga Smart Bundles dhe me pako gjithëpërfshirëse si dhe me oferta të reja të  cilat ofrojnë aplikacione integruese dhe mundësi të shitjes së shërbimeve.
  • Opsionet e financimit fleksibil përmes HP Financial Services, të cilat do të mundësojnë rishitësve të nxisin përshtatjen sipas konsumatorëve duke i bërë zgjidhjet e teknologjisë më të qasshme dhe më të lehta për t’u siguruar.
  • Mbështetja e shtuar me burime të dedikuara fushore në iniciativa të prashitjes dhe trajnime ekstensive të partnerit.
  • Fushatat e përbashkëta të marketingut të financuara anembanë botës, programet e gjeneratës kryesore dhe mjetet e shitjes, në dispozicion në www.hpmspartners.com.

Drejt suksesit të konsumatorit nëpërmjet shërbimeve profesionale të HP dhe Microsoft
 
Për të shpejtuar kthimin në investime dhe për të rritur vlerën e biznesit, portofolio e integruar është e komplementuar me dizajne të reja, shërbimet e implementimit dhe përkrahjes për zgjidhjet e përbashkëta. Përmes më shumë se 11.000 profesionistëve të HP-së të certifikuar nga Microsoft anembanë botës, Shërbimet e HP-së do të përkrahë të gjitha zgjidhjet harduerike dhe softuerike të integruara nga implementimet e thjeshta deri te infrastruktura më kritike e ndërmarrësish. Ofertat e shërbimit përfshijnë:

  • Punëtoritë e strategjisë, ROI dhe shërbimet e vlerës së biznesit.
  • Shërbimet e tjera në dispozicion përfshijnë arkitekturën, dizajnin, implementimin testues, global, përkrahjen për virtualizimin e serverit dhe zgjidhjet e menaxhmentit, virtualizimi i klientit, menaxhimi i të dhënave dhe kompjuterizim të reve si dhe shërbime me çmime fikse të azhurnimit/migrimit të Microsoft Exchange Server.
  • Shërbimet e modernizimit të aplikacionit për implementimet e procesimit të transaksioneve on-line të një shkalle të madhe (OLTP).
  • Zgjidhjet e planifikuara të përshtatura inteligjente të biznesit të cilat ofrojnë kohë më të shpejtë për vlerën e aplikacionit.
  • Asistenca për konsumatorët të cilët kërkojnë të operojnë teknologjinë e tyre në hapësira, të kontraktuara ose përmes reve.

 

Lajmet e fundit>