Blog

HP e sfiduar nga produktet false

Jan 3 2011
0 Shpërndarje
HP e sfiduar nga produktet false

Një prej tregjeve ku HP ka investuar jashtëzakonisht shumë përmes partnerëve të saj, është edhe tregu i printimit i cili veçanërisht gjatë viteve të fundit ka përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm si në sektorin privat e gjithashtu edhe në atë të biznesit. Digjitalizimi i pajisjeve dhe integrimi i tyre në sistemet e ciklit të qarkullimit të dokumenteve të brendshme të bizneseve, padyshim që ka ndikuar në rritjen e efikasitetit dhe në anën tjetër në uljen e kostove përcjellëse, duke u nisur nga fakti se HP ofron zgjidhje unike për printim që kanë shfrytëzim efikas të energjisë e që gjithashtu përkrahen nga ketrixha të ngjyrës që mundësojnë printim kualitativ dhe efikas.

Por një prej problemeve me të cilat po përballet HP sot, janë prania e ketrixhave dhe produkteve tjera të falsifikuara të cilët po dëmtojnë imazhin e HP-së dhe në anën tjetër po dëmtojnë edhe konsumatorët të cilët kërkojnë cilësi dhe efikasitet, por që nuk e arrijnë këtë përmes produkteve false në treg. Përmes fushatave të ndryshme HP ka tentuar që të vetëdijësojë konsumatorët e saj që të kenë kujdes në blerjen e produkteve origjinale të HP-së dhe të mos bien pre e mashtrimeve, dhe gjithnjë ka kërkuar që të shfrytëzohen partnerët e saj në tregjet përkatëse (në këtë rast në Kosovë e Shqipëri) për të pasur produkte të garantuara që sjellin atë që kërkohet. Megjithatë HP ende përballet me produkte të tilla të falsifikuara, praninë e të cilave në Kosovë e Shqipëri nuk e mohuar askush, por në anën tjetër nuk ka pasur ndonjë aksion prej autoriteteve përkatëse në luftimin e kësaj dukurie.
     
Malta konfiskon 13,000 ketrixha fals

Disa autoritete megjithatë kanë shënuar sukses në luftimin dhe largimin e produkteve false nga tregu, e këtu nuk mund të mos përmendet suksesi i doganave të shtetit të Maltës të cilat kanë arritur që vetëm brenda disa javëve të konfiskojnë një total prej 13,000 ketrixhave të falsifikuar që janë gjetur në disa kontejnerë me origjinë nga Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Suksesi i arritur paraqet një rezultat të rëndësishëm në bashkëpunimin e fuqishëm mes Hewlett Packard dhe Doganava të Maltës pranë Portit të Maltës, që është një prej vendeve më të ngarkuara me transportim detar në Mesdhe. HP ka shfrytëzuar rastin që të falënderojë autoritetet e përfshira në këtë aksion për vigjilencën e treguar dhe për përkushtimin e vazhdueshëm kundër ketrixhave fals.

E Hewlett-Packard po synon që të forcojë bashkëpunimin e saj edhe me autoritetet me autoritete e doganave përgjatë tërë Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës, në mënyrë që të mbrojë në nivel të lartë konsumatorët nga produktet false. Si shembull i mirë mund të përmendet edhe bashkëpunimi i HP-së me autoritet në Spanjë, me ç’rast si rezultat është arritur konfiskimi i 3,750 produkteve false. Natyrisht nuk duhet lënë anash edhe kontributin e kësaj kompanie në trajnimin dhe përgatitjen profesionale të më se 30 oficerëve të doganave të Spanjës.

Hewlett-Packard vazhdon të bëjë thirrje që të raportohen produktet e dyshimta apo vendet e dyshimta ku shiten produkte të saja (ka edhe program të veçantë për këto çështje, HP ACF), në mënyrë që të ruhet në rend të parë konsumatori dhe në fund të fundit edhe vet brendi HP. Mënyrat për të bërë këtë janë të shumta  (me e-mail, web, postë, etj) por çdo gjë mbetet në duar të autoriteteve dhe njerëzve të ndërgjegjshëm që dëshirojnë një treg të mirë me produkte cilësore dhe që ofrojnë atë që duhet për çmimin e kërkuar.
Autori është kryeredaktor i revistë PCWorld Albanian.

Lajmet e fundit>