Biznes

HP fiton çmimin e radhës për performancë të shkëlqyer

Sep 1 2010
0 Shpërndarje
HP fiton çmimin e radhës për performancë të shkëlqyer

Kjo shënon vitin e tretë me radhë që HP ka arritur këtë njohje përkrahjeje për desktop dhe notebook komercial, dhe është viti i dytë me radhë që HP është certifikuar në tregun e konsumatorëve, duke përfshirë edhe PC edhe printerë.

“HP është shpërblyer për përgatitje dhe ekzekutim të shkëlqyer” tha Joanne Weigel, drejtoresh e lartë pranë Programeve të Certifikimit të Organizatave tek TSIA. “Më të dukshmet ishin avancimet në procesin e menaxhmentit të shkallëzuar, përkrahje teknike me reagim me zë dhe forume me përkrahje online”.

Auditorët nga TSIA për së afërmi kanë rishikuar politikat dhe procedurat e menaxhmentit. Operacionet e përkrahjes së HP ishin krahasuar me gati 300 praktikat më të mira të industrisë, duke përfshirë përkushtimin ekzekutiv, menaxhimin e talenteve, veglat e përkrahjes dhe teknologjisë dhe nivelet operative. Procesi i auditivit vëzhgues ishte përpunuar nga një panel i ekzekutivëve të lartë me përvojë pune më shumë se 20 vjeçare. 

“Ne jemi të përkushtuar për të bërë investime që vazhdimisht përmirësojnë përvojat e konsumatorëve” tha Antonio Neri, zëvendës president i Customer Experience dhe Warranty Services, Personal Systems Group. Ky certifikim nënkupton që konsumatorët e HP-së mund të blejnë PC dhe printerë, me besim të plotë që ata jo vetëm po pranojnë produkte të kualitetit të lartë, por edhe përkrahje teknike të kualitetit të lartë.

Më herët gjatë këtij viti, HP ka pranuar shpërblimin TSIA Service Excellence STAR për Përkrahje Inovative. Ky shpërblim vlerëson kompanitë që përdorin veglat Web 2.0 dhe procese për të krijuar një komunitet online të përkushtuar për konsumatorë dhe partnerë. HP gjithashtu është pranues i shpërblimit TSIA STAR Hall of Fame Lifetime Achievement, që iu ofrohet kompanive që kanë fituar 10 apo më shumë yje individuale.

Lajmet e fundit>