Biznes

HP fuqizon partneritetin me Renault në garat Formula 1

Mar 15 2010
0 Shpërndarje
HP fuqizon partneritetin me Renault në garat Formula 1

HP ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje 2 vjeçare partneriteti me ekipin F1 të Renault për sezonët 2010 dhe 2011. Në garën e parë që u mbajt në Bahrain gjatë ditës së diel, u shënua edhe fillimi i sezonës, ndërsa HP dhe Renault F1 Team kanë vendosur që të thellojnë bashkëpunimin e tyre dhe mbi të gjitha në një nivel më të shpejtë/

Ky partnerit është iniciuar gjatë vitit të kaluar si pjesë e partneritetit teknologjik. HP dhe ekipi i Renault kanë tri synime kryesore:

  • Të fuqizojnë bashkëpunimin e tyre teknologjik
  • Të promovojnë vlerat e tyre të shkëmbyera të novacionit, shkëlqimit dhe konkurrencës së lidhur me sportin
  • Të rrisin vëmendjen ndaj markës HP dhe të nxisin konsumatorët në vendet në zhvillim e sipër

Ky sponsorim shtynë partneritetin teknologjik të nisur gjatë vitit të kaluar në një nivel të ri. Renault F1 Team do të përfitojë nga zgjidhje IT të HPs-së për të rritur performancën e veturave të saja edhe më tej, duke zhvilluar vegla digjitale simuluese edhe më të fuqishme përmes serverëve HP High Performance Computing, për të shfrytëzuar metoda të Definicionit të lartë të komunikimit siç është zgjidhja e video konferencave SkyRoom dhe për të reduktuar emetimet e karbonit përmes data qendrave të “gjelbra” dhe 90% të riciklueshme, me Workstation që konsumojnë pak energji.

“Jemi të lumtur të mirëpresim një lider global të nivelit të HP-së në rrjetin tonë të partnerëve” komentoi drejtori i ekipit Renault të Formula 1, Gerard Lopez. “F1 ka një aftësi të vërtetuar për të nxitur vëmendjen e një marke anembanë botës dhe ne jemi krenar që ekipi Renault në Formula 1 do të jetë zgjidhja e HP-së për partnerë, në arritjen e këtij synimi”.

“Geni Capital beson se F1 gjithashtu mund të shfrytëzohet si një vegël shumë e fuqishme për zhvillim të biznesit. Ne shpresojmë se HP mund të zhvillojë mundësi të reja të biznesit përmes platformës B2B (Biznes to Biznes) të Geni Capital dhe qasjen e Mangrove Captial, për mundësi të emocionuese teknologjike”.

Përveç aspekteve teknologjike, në zemër të partneritetit janë vendosur edhe vlerat që ekipi i Renault F1 dhe HP ndajnë: novacioni, pritjet e larta, motivi për konkurrencë, strategjia, lidershipi dhe natyrisht, puna ekipore.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që po fuqizojmë partneritetin me Renault Nissan Group dhe po i ofrojmë  ekipit F1 të Renault më të mirën e teknologjisë sonë për të përkrahur ekipin në detyrën e tyre për fitore”, u shpreh Eric Cador, Zëvendës President i lartë pranë HP Personal Systems Group për EMEA (Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë).

Si pjesë e partneritetit dy vjeçar, HP do të përjetojë dukshmëri të fuqishme përgjatë të gjitha kanaleve komunikuesve të ekipit F1 të Renault, duke përfshirë edhe praninë në bolidin e ri Renaullt F1 R30, që fituar veshjen e parë GP gjatë të dielës në Bahrain.

HP gjithashtu do të përfitojë edhe nga mundësitë e ndryshme, iniciativat tregtare dhe operacionet e marrëdhënieve me publikun, të zhvilluara në bashkëpunim me ekipin F1 të Renault, në vende ku mbahen eventet Grand Prix.

Lajmet e fundit>