Biznes

HP me një tjetër event në Prishtinë

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
HP me një tjetër event në Prishtinë

Ofertat për printim është mjaftë e gjerë në tregjet botërore dhe ndonjëherë zgjedhja e shtypësit të saktë për nevojat e konsumatorit paraqitet si një detyrë sfiduese, madje edhe në Kosovë. Duke pasur parasysh këtë HP, përkrahur nga bashkëorganizatori Comtrade Computers, me 31 janar të mbaj një prezantim në Prishtinë, përkatësisht në ambientet Hotel Prishtina, gjatë të cilit tentojë të ndihmojë konsumatorët që të largojnë konfuzionet dhe dyshimet që hasin ata gjatë procesit të vendimit për blerjen e një printeri.

Në anën tjetër temë tjetër e diskutimit pritet të jetë edhe materiali harxhues i cili po bëhet çdo ditë e më shumë pjesë e punës të secilës kompani. Shfrytëzuesit duhet të jenë të vetëdijshëm për atë se çka është optimale në kuptimin e kualitetit dhe çmimit, në veçanti kur krahasohen origjinali dhe toneri kompatibil; dhe gjithashtu duhet të jenë të informuar me atë se çka është materiali harxhues i falsifikuar, e si janë ato të paraqitura në treg.

Folës kyç gjatë prezantimit do të jenë Bozo Beric, trajner  dhe konsultant i autorizuar, 4CeCom dhe Еlena Andonovska, Меnagjere per partnerë dhe shfrytëzues në Kanalin Komercial të Hewlett Packard, ndërsa temat që do të shtjellohen nga ana e tyre do të përfshijnë këshilla pse të blihet toner origjinal, inkjet dhe teknologjia laserike, printeri OfficeJet Pro, produktet e falsifikuara të HP, etj.  /pcwrorldalbanian

Lajmet e fundit>