Biznes

HP ndihmon Sipërmarrjet të sfidojnë kushtet e paqëndrueshme të tregut

Nov 9 2009
0 Shpërndarje
HP ndihmon Sipërmarrjet të sfidojnë kushtet e paqëndrueshme të tregut

Studimi me i ri i ndërmarrë nga HP dëshmon se mbi 90 % e vendimmarrësve të lartë të biznesit besojnë se zhvillimet periodike ne fushën e biznesit do të vazhdojnë të jene të paparashikueshme në vitet e ardhshme. Si pasoje, 80 përqind pranojnë nevojën për të qenë me fleksibil në trajtimin e çështjeve të biznesit dhe të teknologjisë, 84 përqind e biznesit besojnë se novacioni  do të jetë faktor vendimtar në suksesin e sipërmarrjes, ndërsa 71 përqind e tyre pohojnë se do te ndërmerrnin më shume investime teknologjike nëse këto investime përmbushin  kërkesat për  hedhjen në treg të produkteve në kohe reale. 

“Me portofolin e produkteve, shërbimeve dhe zgjidhjeve nga HP, organizatat mund të ndërtojnë mjedise teknologjike te cilat sigurojnë rezultatet e kërkuara për sot dhe nesër’’ tha Ann Livermore, zv. Presidentja Ekzekutive e HP.
Ofertat më të fundit nga HP u lejojnë organizatave të sfidojnë paqëndrueshmërinë e biznesit falë ndërtimit të mjediseve teknologjike që mundësojnë: 

  • Line of sight – Përshtatje të konkurrencës dhe zbutjen e rrezikut përmes të dhënave menaxhuese të biznesit, drejtimit te informacionit dhe analizës se biznesit.
  • Risi – Përshpejtimi të kohës për të hedhur në treg produkte dhe shërbime të reja ndërsa reduktohen kostot e  kohës se humbur. 
  • Elasticitet – Kthim ne gjendjen e mëparshme pasi është shtypur ose tërhequr, arrihet fale aplikimit te infrastrukturës konvergjente.

HP Neoview Advantage, hedhja e fundit ne treg nga Neoview të HP mbështet vendimmarrjen në kohë reale që u lejon klientëve tu përgjigjen  ngjarjeve të biznesit në kohe reale. Ky aplikim ofron përmirësim të theksuar të performancës, kapacitetit, zonës së ndikimit dhe praktikave menaxhuese.  HP Neoview Advantage është ndërtuar gjithashtu për te reduktuar kostot e pronësisë me komponente të bazuar ne standardet industriale.

Risi/Novacion

HP ndihmon klientët të udhëhiqen nga novacioni dhe te krijojnë mundësi të reja. Kohët e fundit Nissan North America, Sony Ericsson Mobile Communications dhe Telstra nënshkruan një marrëveshje disa vjeçare me HP Enterprise Services  të asistojnë në përmbushjen e qëllimeve të biznesit.

Elasticitet

HP gjithashtu prezantoi Infrastrukturën konvergjente HP e cila mundëson një mjedis teknologjik të ndryshueshëm për t’ju përshtatur kërkesave në ndryshim të organizatave. Infrastruktura Konvergjente e HP mundëson:

  • Aftësinë e ndërtimit të mjediseve aplikuese falë shërbimeve të përbashkëta menaxhuese
  • Kosto më të ulëta në rrjet dhe reduktim të praktikave komplekse përmes një rrjeti fleksibil
  • Përdorim të optimizuar falë përdorimit të burimeve virtuale
  • Integrim te përmirësuar të energjisë dhe efektivitetit përgjatë qendrës se të dhënave teknologjike.

Për më tepër HP Converged Infrastructure Consulting Services ndihmon klientët të kapërcejnë lehtësisht nga  teknologjitë e izoluara qendrore  në infrastrukture fleksibile dhe konvergjente. Të ndërtuara në baze te eksperiencës së larte të HP, shërbimet e reja me qasje të përgjithshme u lejojnë konsumatoreve të projektojnë, testojnë dhe realizojnë infrastruktura me mundësi te larta përshkallëzimi.

Për klientë të cilët nuk dëshirojnë të ndërtojnë vetë  infrastrukturën, HP Enterprise Services mundëson një paketë të plotë të shërbimeve të nënkontraktimit IT me qëllim të zhvillimit të Infrastrukturës Konvergjente.  Organizatat mund të nënkontraktojnë një pjesë ose te gjithë infrastrukturën bazuar në nevojat e biznesit.

HP gjithashtu ofron zgjidhje fleksibile financimi për konsumatorët që kanë në përdorim Infrastrukturën Konvergjente të HP përmes Shërbimeve te Financimit HP, shërbimeve leasing dhe shërbimeve të menaxhimit të aseteve. Shërbimet e Financimit HP e bëjnë më të lehtë për konsumatorin te shfrytëzoje teknologjinë që përmbush nevojat në rritje të biznesit.

Per me shume informacion rreth ofertave me te fundit te HP perfshire edhe nje video nga Ann Livermore dhe deshmite e klienteve, vizitoni www.hp.com/go/thrivinginunpredictability09.

Lajmet e fundit>