Biznes

HP në mesin e brendeve më të mira të vitit 2010

Sep 16 2010
0 Shpërndarje
HP në mesin e brendeve më të mira të vitit 2010

Vitin e kaluar gjiganti HP mbante pozitën e 11-të ndërsa këtë vit kjo kompani arriti që të lëviz një vend më lartë dhe të futet në top dhjetëshen e brendeve më të vlefshme në botë të përzgjedhura nga Interbrand.

Në top dhjetëshe e para renditet Coca-Cola, pastaj në vendin e dytë vie IBM, pas së cilës renditet Microsoft, Google, GE, McDonald’s, Intel, Nokia, Disney dhe në fund Hewlett-Packard.

Për një kompani gjigante si HP kjo paraqet suksesin e radhës dhe mund të quhet edhe sukses i merituar sepse kjo kompani ka punuar mjaft shumë në ngritjen e vlerës së brendit të saj.  Kohëve të fundi në qendër të vëmendjes janë lajmet për sa i përket tablet kompjuterëve që do të prodhohen nga kjo kompani në treg gjatë fundit të këtij viti dhe fillimit të vitit të ardhshëm, kurse së fundi është bërë e ditur se edhe Apple është duke bashkëpunuar me HP për të mundësuar printim pa tela për iPad dhe iPhone. /pcworld.al

Lajmet e fundit>