Biznes

HP pastron bordin e drejtorëve

Jan 21 2011
0 Shpërndarje
HP pastron bordin e drejtorëve

Me një vendim që do të vihet në funksion prej datës 21 janar, drejtorët e rinj do të jenë Meg Whitman, ish CEO i eBay, Shumeet Banerji, CEO i Booz & Company, Gary Reiner, ish CIO i General Eletcric, Patricia Russo ish CEO e Alcatel-Lucent dhe Dominque Senequier, CEO e AXA Private Equity. Pas kësaj secili duhet të futet sërish në procedurat e rivotimit në Mars.

Në të njëjtën kohë, katër anëtarë të bordit të drejtorëve do të largohen pëfshirë: Jel Hyatt (CM), John Jouce (Silver Spings Networks), Robert Ryan (Medtronic) dhe Lucille Salahny (JHMedia). Me ndryshimet e bëra, bordi i HP do të ketë 13 drejtorë.

Sipas një burimi të afërt me HP, ndryshime në bord thuhet se do të rifreskojnë gjërat pranë HP dhe do të shtyjnë para synimet e kompanisë drejt sjelljes së produkteve inovative në treg. /pcwordlalbanian

Lajmet e fundit>