Biznes

HP përshpejton adoptimin e praktikave online

Dec 20 2009
0 Shpërndarje
HP përshpejton adoptimin e praktikave online

Një studim i kryer nga HP tregon se më shumë se 90 përqind e vendimmarrësve të bizneseve besojnë se ciklet e zhvillimit te biznesit te tyre do të vazhdojnë të jenë të paparashikueshme përgjatë viteve në vazhdim. Si pasojë 75% e drejtuesve te informatikës të anketuar pranojnë nevojën për te investuar në teknologjinë fleksibile.

HP iu është përgjigjur kësaj nevoje me një seri të re ofertash të cilat u lejojnë bizneseve dhe ofruesve të shërbimeve te zvogëlojnë barrierat dhe  të përshpejtojnë kohën e përfitimit, fale adoptimit të praktikave te kompjuterizimit. Këto oferta mundësojnë avantazhet e mëposhtme:

  • Elasticitet –  përgjigje e shpejte kundrejt nevojave në ndryshim të bizneseve falë automatizimit të praktikave dhe  kompjuterizimit te shërbimeve
  • Kontroll Kostosh – optimizim dhe parashikueshmëri te kostove duke siguruar kompjuterizim të burimeve te cilat janë te mirëpërcaktuara për të mbështetur kërkesat në ndryshim të bizneseve
  • Zvogëlim i rrezikut – zvogëlim i gabimeve manuale, papajtueshmëri dhe zvogëlim i kohës joproduktive përmes automatizimit te shërbimit.

“Nuk ka asnjë dyshim që informatizimi është një teknologji selektive qe u premton sipërmarrjeve shpejtësinë dhe gatishmërinë e fillimit te një biznesi,” pohoi Frank Gens, Zv/President dhe analisti kryesor i IDC. “Megjithatë adoptimi është i kufizuar nga rreziqet dhe përfitimet e një ambienti rrethues te pasigurtë. Klientët kërkojnë siguri dhe një drejtim të sigurt drejt përvetësimit te shërbimeve online të cilat do të  adresojnë rreziqet e sigurisë, performancës dhe disponueshmerisë duke u siguruar përfitim mbi investimin. ”

Me ofertat e reja HP synon të ndihmoje bizneset të drejtojnë dhe menaxhojnë shërbimet online falë përdorimit te HP Operations Orchestration dhe HP Cloud Assure  për kontroll te kostove dhe të lejojë ofruesit të mundësojnë shërbimet online falë komunikimit HP si një shërbim.

Zgjidhjet HP për bizneset


HP Operations Orchestration
automatizon realizimin e shërbimeve në infrastrukturën ekzistuese, si fizike dhe virtuale. Bizneset mund të rrisin në mënyre te dukshme kapacitetet nëpërmjet integrimit të programit Amazon Elastic Compute Cloud (pay as you go) duke mundësuar një përgjigje të shpejtë ndaj kushteve ne ndryshim te bizneseve.

HP Cloud Assure, qe ofron zgjidhje me fokus kontrollin e kostove, u garanton konsumatorëve sigurinë  e optimizimit te kostove për shërbimet on-line si dhe mundësinë e parashikimit  të saktë të buxhetit. Ajo mundëson gjithashtu përdorimin e shërbimeve on-line duke siguruar realizimin e të gjithë niveleve të shërbimeve sa më afër parashikimeve.

HP Communications as a Service (CaaS) është një program qe u mundëson ofruesve të shërbimeve ti ofrojnë ato për bizneset e vogla dhe të mesme me nenkontraktim dhe të tarifuara si shërbime bazë. Ky program ndihmon ofruesit e shërbimeve të rrisin të ardhurat e sipërmarrjeve duke u ofruar konsumatoreve kosto te ulëta ndaj shërbimeve on-line.

“Departamenti i Informatikës e kupton rendësin e përfitimeve potenciale për shërbimet on-line por dhe sfidën, e menaxhimit te riskut qe shoqëron adoptimin” pohoi Thomas E. Hogan, Zv/President ekzekutiv i departamentit të Software & Solutions të HP. “Ofertat e reja HP ndihmojnë të vlerësojnë dhe zbusin këto shqetësime, gjenerojnë vlera me të mëdha biznesi duke thyer barrierat e adoptimit që lidhen me kostot dhe performancën.”
   

Lajmet e fundit>