Biznes

HP prezanton në Prishtinë, mundësitë e reja të magazinimit

Jan 18 2011
0 Shpërndarje
HP prezanton në Prishtinë, mundësitë e reja të magazinimit

Në kuadër të kësaj së konference morën pjesë më shumë se 70 përfaqësues të bizneseve, institucioneve dhe shoqërive të ndryshme vendore e të e ndërkombëtare, të cilët ishin të interesuar në zgjidhjet moderne për magazinim që sot ofrohen nga ana e HP. Stefan Plavjanski, menaxher i llogarive të HP për rajonin e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, në fjalimin e tij hyrës tregoi për rëndësi e magazinimit në ditët e sotme si dhe foli shkurtimisht për produktet e HP dhe për zgjidhjet e reja që janë mundësuar pas blerjes së kompanisë 3PAR.

Më pas mori fjalën Gregor Vehzely, Menaxher i njësisë biznesore SWD, pranë HP EEM (East-Europe Markets), i cili foli më në detaje rreth kompanisë 3PAR, të cilën e bleu HP gjatë vitit të kaluar, dhe tregoi edhe disa aspekte të pozicionimit të produkteve të magazinimit në tregjet tona. Patrick Diaz. “Sot magazinimi, pas kalimit nëpër shumë etapa, është zhvilluar jashtëzakonisht shumë duke i ofruar konsumatorit mundësi të ndryshme për ruajtjen e të dhënave të tij” theksoi z. Vehzely. “Me zhvillimin e tregut është zhvilluar edhe HP, dhe gjithashtu janë rritur edhe kapacitetet e saja të ofertave pas blerjes së një prej kompanive më të njohura në treg për magazinim përkatësisht 3PAR. Sot HP është në gjendje të ofrojë hapësira të mëdha për magazinim, siguri dhe efikasitet, të cilat gërshetohen mes vete si një produkt, duke sjellë kështu reduktim të kostove dhe në anën tjetër duke përmirësuar shumëçka brenda një kompanie”.

Menaxher i Kanalit SWD pranë HP EEM, Patrick Diaz në ligjëratën e tij shpjegoi rreth veglës D2D që shërben për mbrojtjen e të dhënave, duke treguar përparësitë e saj në krahasim me ofertat e tjera në treg dhe duke bërë demonstrime me ilustrime përkatëse rreth asaj sesi janë të mbrojtura të dhënat e konsumatorit. Më pas u bënë edhe prezantime të detajuara të njësive të magazinimit për projekte virtuale siç është P4000, nga ana e Patric Diaz dhe të njësive magazinuese kritike siç është P9500 nga ana e Gregor Vehzley.

Në fund folën edhe Stojce Dimov, Enteprise Server & Storage Persales Consultant pranë HP CDG rreth veçorive të 3PAR, dhe Nikola Markosvski, Menaxher i Shërbimeve Teknologjike pranë HP CG, rreth pakove të kujdesit me rëndësi kritike për misione të caktuara. /pcwordlalbanian

Lajmet e fundit>