Harduer

HP prezanton një TouchSmart të ri, edhe më të lirë

Sep 20 2010
0 Shpërndarje
HP prezanton një TouchSmart të ri, edhe më të lirë

Marka TouchSmart ka qenë në treg qysh prej mesit të vitit 2000 por deri më sot ka mbetur një prej produkteve më të mira deri më sot të HP-së. Këta kompjuterë të mbushur me veçori të shumta dhe ekran të ndjeshëm në prekje në përgjithësi shiten për më shumë se 1.500 dollarë.

Megjithatë me këto njësi të lira që ka prezantuar sot HP duket se po tenton të bëjë për vete edhe konsumatorë që kërkojnë të kursejnë në produkte teknologjike. Kjo është edhe evidente pasi që TouchSmart 310 do të kushtojë 699 dollarë. Por përveç çmimit të ri, produkti i ri i HP-së përmban edhe një ridizajnim të softuerit për të punuar me ekranin e ndjeshëm të prekje të kompjuterit.

HP ka rindërtuar softuerin e saj TouchSmart për modelin 310, duke e bërë më të lehtë organizimin dhe lëshimin e medias nga ekrani i ndjeshëm në prekje, si dhe shtimin e aplikacioneve të përditshme. Kur debutoi i pari kompjuter TouchSmart, teknologjia e tij e ekranit të ndjeshëm në prekje ishte një revolucion në vete. Qysh prej asaj kohe, pajisjet si iPad janë bërë më shumë e më shumë të rëndësishme, dhe kanë treguar për secilin se mund të jenë një vegël e fuqishme kompjuterike.

Gjithashtu në paralajmërimin e sotëm është bërë e ditur edhe një marrëveshje mes HP dhe Disney për të ofruar libra të ilustruar nga Marvel. Përdoruesit e TouchSmart tani do të jenë në gjendje të blejnë dhe shkarkojnë versione speciale të librave të ilustruar, dhe më pas të kontrollohen përmes mënyrave kontrolluese në ekran. Më shumë se 8.000 tituj nga Marvel janë në ofertë, për të cilën HP thotë se është koleksioni digjital më i pasur në treg prej cilido partnerë të tyre që ofron përmbajtje.

HP gjithashtu është duke lansuar një ndërfaqe të re për “app store” të programeve dhe lojërave, duke e bërë më të lehtë për zhvilluesit dhe konsumatorët që të shfrytëzojnë aftësitë prekëse të kompjuterit.

Përdoruesit ekzistues të TouchSmart gjithashtu do të kenë qasje në këtë dhe avancimet tjera të bëra për modelin 310. TouchSmart 4.0 do të mund të shkarkohet për këdo që ka një kompjuter TouchSmart nga HP.  /pcworld.al

Lajmet e fundit>