Harduer

HP rifreskon linjën Pavilion

Feb 8 2011
0 Shpërndarje
HP rifreskon linjën Pavilion

Dizajni i ri është pjesë e programit të brendshëm të HP, MUSE që përshkruhet si një filozofi dizajni që përfshinë “materiale, shfrytëzueshmëri, paraqitje atraktive dhe përvojë ultimative”.

Pavilion dv6 dhe dv7 në versionin e ri ofrohen me përpunime metalike të zezë, dhe duken sikurse të jenë laptop të një niveli më të lartë sesa laptopët e mëhershëm të serisë Envy. Gjithashtu në kuadër të linjës është shtuar Beats Audio nga seria Envy, së bashku me katër altoparlantë, kurse dv7 ka përfituar edhe një subwoofer në pjesën e poshtme të tij.

Teknologjia CoolSense mundëson që një aplikacioni i brendshëm të konfigurojë fluturat e sistemit në mënyrë që të ngadalësojë apo shpejtojë punën e tyre në varësi të asaj se me çka po mirret përdoruesi.  Pavilion dv6 dhe dv7 gjithashtu do të futen në mesin e listës së laptopëve që kanë një port USB 3.0, dhe planet janë se sistemi do të ketë edhe në opsion mundësinë e përfshirjes së procesorëve të gjeneratës së re të Intel. Por me problemet që u paraqiten rreth Sandy Bridge, ka gjasa që kjo mund të paraqitet me shtyrje dhe se produktet Pavilion që do të kenë në kuadër të konfigurimit procesorë Sandy Bridge mund të vonohen me paraqitjen e tyre. Ndoshta përtej pranverës së vitit 2011.

HP gjithashtu gjatë ditës së sotme, ka bërë edhe promovimin e G Series si pjesë të markës zyrtare Pavilion. Këta laptop me çmime të lira kanë qenë ofertë e mirë për klientë, por fatmirësisht do të mbesin si të tillë dhe në treg gjatë marsit pritet të paraqiten edhe modelet e reja g4, g6 dhe g7 me çmime fillestare prej 499 deri në 599 dollarë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>