Harduer

HP sfidon iPad-in me tabletin e ri TouchPad

Feb 9 2011
0 Shpërndarje
HP sfidon iPad-in me tabletin e ri TouchPad

Tableti 9.7 inçësh është një sfidues i drejtpërsëdrejti i iPad dhe bazohet në një version të ri të WebOS të dizajnuar për të përdorur ekrane më të mëdha. Tani në tablet konsumatorët do të mund të gjejnë tabs për aplikacione, pop-overs dhe pamje të ndara që shfrytëzojnë avantazhin e sistemit operativ pavarësisht orientimit: përdoruesit më pas madje mund të përshtatin një tastierë në ekran, me një prej katër opsioneve.

Përkrahja për Flash tani është një veçori tjetër bazë dhe do të duhej që të ekzistojë së paku edhe përkrahja për Flash 10.1 dhe HTML5. Pasi që WebOS është një sistem operativ i natyrshëm për multitasking, përdoruesit mund të lëshojnë në sfidon aplikacione të shumta.

Pajisja  është gjithashtu një prezantim i gjeneratës së dytë të teknologjisë Touchstone që gjithashtu gjendet edhe në Pre3 dhe Veer. Së bashku me Exhibition që mund të rendit orët, GPS dhe aplikacionet tjera kur preket një mbushës pa tela, pajisjet mund të flasin gjithashtu me njëra tjetrën. Një përdorues gjithashtu mund të shkëmbejë një ueb link nga një tjetër celularë WebOS thjeshtë duke e afruar atë.

Përmbajtja gjithashtu është më e rëndësishme dhe atë jo vetëm me një aplikacion për Amazon Kindle por edhe përmes një HP Movie Store që do të mundësojë shkarkim të filmave dhe TV spektakleve.

Hardueri shënon gjithashtu një kapërcim të madh në dalim prej celularëve të vjetër dhe të rinj, duke paraqitur në ofertë një procesor 1.2GHz Snapdragon dhe një kartelë grafike shumë më të shpejtë Adreno 220. Megjithëse nuk ka kamerë prapa, kamera e përparme 1.3 megapiksel ofron mundësinë për ta përdorur edhe për fotografim e edhe për të bërë video thirrje në dy drejtime. Beats Audio që ofrohet në kompjuterët e HP, është integruar në këtë tablet dhe sjellë audio shumë më të mirë.

Pajisja është shumë e lehtë me vetëm 0.72 kg dhe gjithashtu e hollë me 1.37 cm trashësi sikurse iPad, edhe pse ka një bateri të madhe me kapacitet prej 6,300 mAh.

Pavarësisht pretendimeve të HP në lidhje me paraqitje të detajuara, versionet e TouchPad nuk pritet të paraqiten deri gjatë verës. Kompania do të fillojë me shitjen e versioneve 16GB dhe 32GB WiFI por planifikon që të kalojë edhe në 3G dhe 4G gjatë të ardhmes. Çmimet nuk janë bërë të ditura por pritet të jenë konkurruese. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>