Biznes

HP sfidon ofertën e Dell për 3PAR

Aug 27 2010
0 Shpërndarje
HP sfidon ofertën e Dell për 3PAR

Shumë shpejtë pas mbylljes së tregut, Hewlett-Packard rriti ofertën e saj në 27 dollarë për aksion, nga 24 dollarë sa ishte më parë. Kjo për shkakun se Dell rriti ofertën e saj më parë në 24.30 dollarë, që ishte një goditje ndaj ofertës së mëhershme të HP gjatë kësaj jave.

Oferta e re e HP-së, nëse pranohet, do të duhej të vendos blerjen totale të 3PAR në një çmim prej 1.8 miliard dollarë.

”Propozimi ynë i rishikuar ofron vlerë superiore për aksionarët e 3PAR, gjersa në anën tjetër mirëmbahet qasja e disiplinuar për të ndjekur vetëm blerje të cilat ne besojmë se do të fuqizojnë portofolin tonë dhe do të krijojnë vlera afatgjata për aksionarët tanë” tha Dave Donatelli, menaxher i përgjithshëm i njësisë së serverëve, magazinimit dhe rrjetave të ndërmarrjeve pranë HP. “Jo vetëm që oferta jonë është superiore ndaj propozimit të Dell, por HP mbetet padyshim në një pozitë të pakrahasueshme për të ekzekutuar këtë kombinim të numrave dhe energjive mes dy kompanive”.

Nën presionin e afatit të fundit, Dell ka rritur ofertën e saj për të blerë 3PAR dhe pati theksuar se 3PAR ka pranuar ofertën e saj prej 24.30 dollarë për aksion, që rrit vlerën totale në 1.6 miliard dollarë. Javën e kaluar, oferta e Dell për 3PAR ishte në 18 dollarë për aksion, qonte ofertën në 1.15 miliard dollarë.

Më pas të hënën erdhi oferta nga HP që u rrit në 24 dollarë për aksion. Në këtë rast, thuhet se oferta e lartë e HP-së ishte sigurisht rezultat i një “propozimi superior” dhe i dha Dell-it një ultimatum: tre ditë për të ofruar një ofertë më të mirë.

Marrëveshja pasuese mes Dell dhe 3Par pëfshiu një provizion për t’i mundësuar Dell-it që të përshtatet me ofertat e konkurrencës, dhe tani sipas Dell dy kompanitë tani kanë nënshkruar një amendament që reflekton çmimin e ofertës së re.

Në bazë të termeve të marrëveshjes 3PAR do të bëhej tërësisht pronë e Dell. Kjo e fundit ka thënë se nëse oferta e saj ka sukses, atëherë marrëveshja do të finalizohet deri në fund të vitit. Deklarata të ngjashme ka ofruar edhe HP.

Gjithashtu të enjten, HP ka bërë një blerje tjetër të lidhur me cloud, duke blerë kompaninë private Stratavia, që fokusohet në databaza dhe aplikacione të automatizuara, për një çmim që nuk u bë i ditur.

Lajmet e fundit>