Biznes

HP shpërblehet nga TSIA për kujdes të jashtëzakonshëm ndaj konsumatorit

Dec 15 2010
0 Shpërndarje
HP shpërblehet nga TSIA për kujdes të jashtëzakonshëm ndaj konsumatorit

Ekipi i përkrahjes teknike prapa HP PSG EMEA mbulon 26 shtete, flet 20 gjuhë dhe menaxhon rreth 150,000 thirrje brenda një muaji. Gjatë procesit të auditimit TSIA për së afërmi ka analizuar politikat dhe procedurat menaxheriale të HP për përkrahje komerciale. Operacionet janë krahasuar me 300 praktikat më të mira të industrisë, duke përfshirë përkushtimin ekzekutiv, menaxhimin e talenteve, veglat për përkrahje teknike dhe teknologji, si dhe rezultatet operacionale.

Përvoja e përvojës së shërbimit të konsumatorëve ka performuar mirë ndaj standardeve të TSIA duke demonstruar se biznes konsumatorët e HP janë të lidhur me shpejtësi për të përkrahur pajisje, dhe se shumë pak thirrje kanë dështuar. HP gjithashtu mbetet i vetmi prodhuesi i kompjuterëve që ka pranuar këtë njohje industriale prestigjioze në vitin 2010.

“HP ka demonstruar përkushtimin dhe fokusimin e saj në sjelljen e përkrahjes së shkëlqyer teknike për konsumatorët e saj komercial” tha Joanne Weigel, drejtor i lartë pranë Organistational Certification Programs, TSIA. “Më e theksueshme ishte ndjeshmëria ndaj dallimeve regjionale të konsumatorëve dhe punëtorëve të biznesit në EMEA”.

Ky është edhe viti i parë kur HP është audituar në regjionin e EMEA, prodhuesi HP nga ana e TSIA, por duhet theksuar se kjo kompani është shpërblyer për vitin e tretë me radhë me certifikimin “TSIA Excellence in Service Operations” në biznesin e saj për përkrahje të laptopëve dhe PC-ve në Amerikën Veriore. E zgjerimi i auditimit edhe në regjionin EMEA demonstron se HP është e përkushtuar ndaj konsumatorëve të saj të biznesit në një shkallë globale. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>