Lajmet

HP sjellë aftësi komandimi dhe kontrolli në Ministrinë e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës

Dec 15 2009
0 Shpërndarje
HP sjellë aftësi komandimi dhe kontrolli në Ministrinë e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës

HP Enterprise Services ka lajmëruar gjatë ditës së sotme se ka kompletuar zhvillimin dhe implementimin e sistemit operativ dhe komandues të Ministrisë së Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës (BiHMoD), që njihet si BiHOCS, për të përkrahur organizatat ushtarake dhe për të menaxhuar me prioritetet reaguese në raste emergjente civile.

Qendra Operative për Komandë dhe Kontroll është formuar nga llogaria Financimit të Ushtrive të Huaja që është pjesë e Departamentit Shtetëror të SHBA-së, e cila ka për qëllim të promovojë sigurinë nacionale të SHBA-së. Llogaria ofron grante për blerje të pajisjeve për mbrojtje të SHBA-së, shërbime si dhe trajnime për t’iu mundësuar aleatëve të përmirësojnë aftësitë e tyre të mbrojtjes gjersa në anën tjetër forconin kështu marrëdhëniet ushtarake mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtetet përfituese.

BiHOCS ishte pjesë e një projekti dy fazësh nën makinën kontraktuese të Agjencisë së Mbrojtjes së Sistemit Informativ të SHBA-së, ENCORE. Si pjesë e kontratës, HP ishte përgjegjës për dizajnin, përgatitjen, vendosjen, implementimin, integrimin dhe qëndrueshmërinë e operacioneve dhe sistemit komandues. Gjatë fazave implementuese të BiHOCS, HP ka punuar për të sjellë rrjet, aplikacione bashkëpunuese, infrastrukturë përkrahëse dhe pajisje të përdoruesit të fundit dhe gjithashtu trajnime të administratorëve që nevojiten për të vendosur një qendër të suksesshme.

“Sistemi i Kontrollit Operacional i ofron BiHMoD-së veglat e nevojshme për të menaxhuar në mënyrë efektive operacionet kritike gjatë situatave emergjente” tha Dennis Stolkey,  zëvendës president i lartë i Sektorit Publik të SHBA-së për HP Enterprise Services “HP është krenare që po punon me qeverinë e SHBA-së për t’i sjellë Bosnjës dhe Hercegovinës resurset për të menaxhuar në mënyrë efektive me funksionet ushtarake, gjë që më pas do t’i ndihmojë më shumë këtij vendi për t’iu afruar më shumë cakut për të qenë pjesë e NATO-së”.

Sistemi i Kontrollit Operacional do ti sjellë BiHMoD-së një strategji operative të zakonshme për bashkëpunim të avancuar, që ndihmon në menaxhim të  fatkeqësive natyrore duke ofruar shërbime emergjente.

“Qendra e Operacioneve për Komandë dhe Kontroll është e para e llojit të saj në Bosnje dhe Hercegovinë” tha Dr. Selmo Cikotiq, ministër i mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Qendra e re do të ofrojë komandë dhe kontroll mbi njësitë e forcave të armatosura që kanë detyrë menaxhimin e krizave, menaxhimin e operacioneve për përkrahje të paqes si dhe monitorimin e zakonshëm të operacioneve ditore e gjithashtu edhe aktivitetet përbrenda institucionit mbrojtës të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Lajmet e fundit>