Harduer

HP u rikujton konsumatorët se Tablet PC-ja i saj përkrahë edhe Flash

Mar 9 2010
0 Shpërndarje
HP u rikujton konsumatorët se Tablet PC-ja i saj përkrahë edhe Flash

Sigurisht, Apple ndoshta është duke mbajtur përqendrimin e shumë njerëzve anembanë botës në produktin e saj Apple iPad, të cilit po i afrohet data e debutimit në treg, por gjiganti tjetër Hewlett Packard dëshiron t’ju bëjë me dije se tableti i saj që do të paraqitet së shpejti në treg dhe që mban emërtimin HP Slate, për dallim prej iPad do të punojë me aplikacione të Windwos dhe do të ofrojë “një eksperiencë të plotë shfletimi” – me fjalën të “plotë” HP dëshiron të thotë se tableti i tyre punon edhe me Flash.

“Me këtë produkt të hollë, ju do të fitoni eksperiencë të plotë shfletimi në pëllëmbë të dorës suaj” tha zëvendës presidenti dhe shefi teknik për Presonal Systems Group Phil McKinney, në një blog post. “Nuk ka internet të kufizuar. Nuk ka sakrifica. Një bonus i madh për këtë produkt është se, duke qenë i bazuar në Windows 7, ai ofron përkrahje të plotë për Adobe”.

Apple ka ndezur një debat të gjerë në industri rreth gjithpërfshierjes së Adobe Flash, pasi që as iPhone e as produkti i radhës iPad nuk përkrah Flash, që shfrytëzohet me të madhe në internet për të transmetuar video dhe për të shtuar elemente interaktive në web faqe. Megjithëse Apple ka deklaruar shumë pak gjëra publikisht në lidhje me Flash, teknologjia në fjalë njihet me një performancë më të dobët në Mac sesa në Windows – për shkaqe teknike që kanë të bëjnë mjaft shumë me politika të korporatave. Shefi ekzekutiv i Apple e ka karakterizuar Flash si një teknologji joefikase që do të kishte ndikim të madh në jetëgjatësinë e baterisë së pajisjeve si iPhone dhe iPad. Apple i ka më shumë në qejf alternativat si HTML 5 dhe H.264 video.

Në anën tjetër HP Slate nuk bënë dallime të këtilla. Pajisja ka si synim që të jetë një eksperiencë e plotë Windows 7, komplet me Flash, dhe tani ka postuar një video të tabletit të HP-së duke u shfrytëzuar në mënyrë të ngjashme sikurse në reklamën e Apple iPad që u shfaq në premierë gjatë çmimeve Oscars. Pajisja shihet në video duke lëshuar një video, duke u përdorur për navigim dhe si e-lexues.

HP nuk ka lajmëruar një emër për pajisjen e saj tablet, apo ndonjë specifikë rreth produktit, çmimit apo datës së paraqitjes.

Por përderisa presim që HP të na befasojë me produktin e saj, Apple po bëhet gati që të lansoj iPad-in me 3 prill

Lajmet e fundit>