Analiza

HP vazhdon dominimin në shitjet globale të PC-ve

Sep 6 2010
0 Shpërndarje
HP vazhdon dominimin në shitjet globale të PC-ve

Kompania hulumtuese e tregut iSuppli ka bërë të ditur se Dell në çerekun e dytë të këtij viti ka dërguar në treg 10.5 milion njësi anembanë botës. Kjo ishte një rënie prej 1.2 për qind nga 10.7 milion njësi sa ishin dërguar në çerekun e parë dhe i ofruan Dell një pjesëmarrje në treg prej 12.8 për qind, të shitjeve globale, që është sërish në rënie nga 13.1 për qind në çerekun e parë të këtij viti.

Gjersa kjo mund të ketë qenë diçka që i ka shkaktuar dhimbje kompanisë Dell, rivali i saj Acer ka pësuar rënie edhe më të mëdha në shitje, përkatësisht prej 6.2 për qind në çereku e ditë, duke rënë në këtë mënyrë në 10.2 milion njësi të dërguara në treg për shitje. Kjo ishte një rënie mjaft e madhe në krahasim me 10.9 milion njësitë e dërguara në treg nga kjo kompani në çerekun e parë të këtij viti.

Pjesëmarrja e Acer ra në 12.4 për qind, që është një rënie prej 13.3 për qind në krahasim me çerekun e parë të këtij viti. Kjo është mjaft e tmerrshme për Acer, pasi që shitjet globale të PC-ve u rritën në çerekun e dytë, duke arritur në 82.5 milion njësi të shitura në treg, një rritje e dukshme nga 81.6 milion sa ishin në çerekun e parë të këtij viti.

iSuppli mendon se Acer ka vuajtur për shkak të varësisë së saj në shitje të laptopëve, megjithëse kjo kompani sugjeron se fat i keq ka gjasa të mos e përcjellë këtë kompani në shitjet e saja të përgjithshme.

Matthew Wilkins, analistë i lartë pranë platformave hulumtuese kompjuterike tek iSuppli theksoi se aksionet e Dell në tregun global të PC-ve kanë pësuar një rinie të qëndrueshme qysh prej çerekut të dytë të vitit 2008, kur kompania ka pasur 16 për qind të dërgesave globale dhe ka pasur një udhëheqje prej mbi 6.5 për qind ndaj Acer.

Ai parashikoi se dërgesat e njësive kompjuterike do të rriten për 15 për qind në vitin 2010. HP është ende numri një si PC prodhues, me një pjesëmarrje në treg prej 18.1 për qind. Por HP ka qenë në maje për më shumë se 16 raporte të këtilla nga kjo kompani, kështu që kjo nuk paraqet ndonjë befasi.

Lajmet e fundit>