Vëzhgim

HP WebOS Slate, në fillim të vitit të ardhshëm

Sep 14 2010
0 Shpërndarje
HP WebOS Slate, në fillim të vitit të ardhshëm

Gjatë një interviste me themeluesin e VentureBeat, Matt Marshall si pjesë e konferencës së këtij viti Demo Fall, McKinney tha se slate i kompanisë së saj me bazë në WebOS do të jetë rrugës për tu paraqitur në treg në vitin e ardhshëm, ndërsa në anën tjetër HP momentalisht është duke punuar fuqishëm që të sjellë në treg së pari slate-in e saj me bazë në Windows 7.

“Është një Windows 7 Slate që do të paraqitet në treg, dhe i cili do të fillojë me shitje në fund të këtij viti” tha ai. “Ajo që kemi gjetur me atë slate është ajo që dëshirojnë përdoruesit e ndërmarrjeve. Ne kemi një numër të konsumatorëve në shitje dhe në kujdes shëndetësor që kanë aplikacione specifike për Windows 7, por ata pavarësisht kësaj dëshirojnë portabilitet”.

HP origjinalisht ka paralajmëruar se po punon në një slate me bazë në Windows 7 në CES që u mbajt në janar të këtij viti, dhe CEO i Microsoft Steve Ballmer pati demonstruar një të tillë në skenë. Muaj më vonë pa asnjë lajm shtesë, kompania pati bërë të ditur blerjen e Palm, dhe dukej se projekti ishte larguar nga furra. Më pas në korrik, kompania bleu markën tregtare “PalmPad” dhe produkti u rikthye sërish në skenë. /pcworld.al

Lajmet e fundit>