Harduer

HP zgjeron linjën EliteBook dhe Probook

Mar 1 2010
0 Shpërndarje
HP zgjeron linjën EliteBook dhe Probook

Hewlett Packard ka shpalosur modelet më të reja të linjës së saj EliteBook dhe Probook, të cilat kanë si synim biznes përdoruesit … megjithëse sistemet gjithashtu kanë mjaft shumë gjëra të cilat mund t’i pëlqejnë konsumatorët e përditshëm, duke përfshirë listën e procesorëve Core i3, i5 dhe i7 dhe fortësinë përmes MIL-STD 810G.

Të gjitha sistemet e reja do të ofrohet në konfigurime të llojllojshme, kështu që renditja e specifikave është mjaft e vështirë. Megjithatë, po tentojë: HP EliteBook 2740p Tablet PC ofron një ekran 12.1 inç që mund të shihet shkëlqyeshëm edhe në ambient të hapur. Ky ekran ofron përkrahje për multitouch e cila fuqizohet nga grafika HD prej Intel dhe laptopi si tërësi mund të përkrahë deri në 8GB RAM: opsionet për procesor përfshijnë një Core i5 ose Core i7, ueb kamerë 2 megapikselëshe, HP Mobile Broadband (përmes Sprint, Verizon apo AT&T), së bashku me Wi-Fi 802.11n dhe Bluetooth 2.1. Sistemi do të përkrahë deri në pesë orë punë përmes baterisë gjashtë-qelizore dhe si veçori opsione do të ofrojë elemente për përdorim të lehtë në tavolinë. Pritet që të paraqitet në treg me një çmim fillestar prej 1.599 dollarë.

HPEliteBook2740p_224957672.jpg

HP EliteBook 2540p do të fillojë me një çmim prej 1.099 dollarë dhe është një laptop më tradicional në tregun ultraportabil, me specifika të ngjashme me 2740p, duke ofruar procesor Intel Core i5 ose i7, ekran me diagonale 12.1 inç, përkrahje për 8GB RAM, etj. Që të dy sistemet përkrahin specifikat MIL-STD 810G për pluhur, lagështi, lartësi mbidetare, temperaturë dhe ekstreme të vibrimit.

HPEliteBook2540p_319325493.jpg

Në anën e ProBook, HP ka shpalosur katër modele të reja: HP ProBook 4320s, HP ProBook 4420s, HP ProBook 4520s dhe HP ProBook 4720s, të cilat veçohen me ekrane gjegjëse 13.3 inç, 14 inç, 15.6 inç dhe 17.3 inç. Secili do ë ofrojë mundësi për CPU Intel Core i3, Core i5 apo Core i7, grafikë Intel HD apo ATI Mobility Radeon HD 4350 dhe përkrahje për teknologji të shumta wireless – duke përfshirë edhe broadband mobil. Të gjitha modelet do të veçohen me njohje të gjesteve të fytyrës në ueb kamerë për hapje të kompjuterit (lexuesit e shenjave të gishtit ofrohen në pako) dhe sistemet do të vijnë të para-ngarkuar me vegla për editim të audios dhe videos prej ArcSoft. Sistemet gjithashtu do të veçohen me HP DayStarter (që iu mundëson përdoruesve të qasen në kalendarë të bazuar në Outlook ende pa u nisur Windows) dhe HP QuickWeb që mund t’i vendos përdoruesit në ueb brenda disa skeodnave. Modelet e reja ProBook do të fillojnë me një çmim prej 719 dollarë dhe do të duhej të paraqiteshin në treg brenda këtij muaji.

Lajmet e fundit>