Harduer

HTC 11 U do të quhet telefoni më i mirë i HTC për 2017-ën

Apr 21 2017
0 Shpërndarje
HTC 11 U do të quhet telefoni më i mirë i HTC për 2017-ën

HTC 11 U do të quhet telefoni më i mirë i kompanisë për 2017-ën raportoi insajderi i njohur i industrisë mobile Evan Blass për VentureBeat.

Informacioni vjen në një moment kur kompania zbuloi planet për prezantimin e telefonit me ekran 5.5 inç më 16 Maj duke zbuluar edhe disa detaje mjaft interesante.

Telefoni i cili do të jetë i disponueshëm në pesë ngjyra ka një kornizë e cila ngjeshet dhe shërben për të komanda të ndryshme.

Komponenti numerik “11” shërben për tu kujtuar përdoruesve se kemi të bëjmë me një pasues të HTC 10 të vitit të kaluar.

Ndërkaq gërma “U” përfshin telefonin në familjen e rangut të lartë të HTC së bashku me U Ultra dhe U Play. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>