Harduer

HTC arrin marrëveshje me Dropbox, 3GB memorie shtesë

Sep 22 2011
0 Shpërndarje
HTC arrin marrëveshje me Dropbox, 3GB memorie shtesë

Sipas Pocket-Lint, hapësira shtesë do të jetë e pranishme tek të gjitha pajisjet që bazohen në Sense 3.5, që për momentin nënkupton se kjo ofertë është e limituar vetëm me modelin e radhës që do të paraqitet në treg, HTC Rhyme. 

Por Engadget në anën tjetër ka thënë se gjasat janë të vogla që Dropbox të shtrihet edhe në zgjidhjet e HTC me Windows Phone. Kjo për shkak se Microsoft është e vetëdijshme dhe e sigurt se çështjen e sinkronizimit të skedarëve dhe ruajtjes së gjërave në cloud e ka të zgjidhur dhe mund ta ofroj një pako të qëndrueshme pa asnjë problem. Zgjidhja e Microsoft duket të jetë SkyDrive, që do të ketë një ofertë prej 25GB memorie pa pagesë.

Dropbox për momentin ofron 2GB hapësirë magazinimi pa pagesë, që mund të avancohet deri në 8GB duke bindur shokë që të abonohen në shërbim. Me 3GB shtesë ju mund të arrini deri në 10GB hapësirë magazinimi pa pagesë me shumë pak probleme. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>