Harduer

HTC debuton smartfonin e ri One M9+ me ekran 5.2 inç dhe kamër duale

Apr 8 2015
0 Shpërndarje
HTC debuton smartfonin e ri One M9+ me ekran 5.2 inç dhe kamër duale

gsmarena_001Që nga Kongresi Mobil Botëror nuk patëm asnë risi nga kompania tajvaneve e prodhimit të smartfonëve HTC. Ndërsa sot, kompania formalisht ka lançuar një variant të ri të smartfoni One M9 quajtur One M9+.

Smartfoni i ri ka një ekran 5.2 inç Quad HD me rezolucion 1440×2560 dhe mbështet Android Lollipop 5.0. Të tjera specifika janë një kamër 20 Megapixel me hapje f/2.2 së bashku me një kamër dytësore. Për entuziastët e selfieve, në pjesën frontale gjendet një kamër e paisur me teknologjinë “UltraPixel”.

Një aspekt mjaft i rëndësishëm i smartfonit është proçesori tetë bërthamësh 2.2 Ghz MediaTek MT6795T dhe memorja RAM prej 3GB. Në pjesën fundore të smartfonit gjenden bokset BoomSound ku në mesin e tyre qëndron një skaner i shenjave të gishtërinjve me mbështetje për sistemin e pagesave AliPay në Kinë. Nuk dihet nëse version ndërkombëtar i One M9+ do të ketë sensorin e shenjave të gishtërinjve.

One M9+ fuqizohet nga një bateri 2840 mAh. Ai do të jetë i disponueshëm në tre opsione ngjyrash, Gri, Artë dhe Argjendtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>