Biznes

HTC dëshiron marrëveshje me Apple

Jul 26 2011
0 Shpërndarje
HTC dëshiron marrëveshje me Apple

Apple kohë më parë gjatë këtij muaji ka arritur një fitore kyçe kundrejt HTC, pasi një gjykatë në SHBA vendosi në favor të kësaj të parës në akuzën se HTC ka shkelur ty patenta që i përkasin Apple. Prodhuesi dominant i iPhone veçse ka shkuar tutje dhe ka vendosur akuza tjera përmes ITC’s kundër HTC’së, në mënyrë që të kënaq kënaqësitë e avokatëve të saj.

Në anën tjetër HTC ka pasur gjithashtu sukses kundër avokatëve të Apple. S3 Graphics ka fituar rastin e saj kundër Apple, në momentin kur ITC vendosi se dy patenta janë shkelur. HTC ka blerë S3 Graphics kohë më parë për një shumë prej 300 milion dollarë, që është e mjaftueshme për t’iu kundërvënë Apple në gjahun e betejave ligjore.

Por zhvillimet e fundit theksojnë se HTC ka vendosur që të mos kërkojë betejë direkte me Apple, sepse kjo është gjë e keqe për biznes. Në vend të kësaj sipas Bloomberg, kompania ka gjasa të futet në negociata me Apple. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>