Biznes

HTC Diamond, konkurrent serioz i iPhone

Jul 8 2008
0 Shpërndarje
HTC Diamond, konkurrent serioz i iPhone

Ky telefon punon në sistemin operativ Microsoft Windows Mobile® 6.1 Proff esional dhe është dizajnuar që t’i përshtatet punës vetëm me një dorë. HTC Diamond është pasardhës i HTC Touch i cili a dalur rreth një muaj para iPhone në treg. Janë shitur mbi 3 milion njesi në 10 muajt e parë.

HTC Diamond punon në rrjete WCDMA(Wideband Code Division Multiple Access) dhe ofron një transfertë të të dhënave deri ne 7.2 mbps, duke përdorur teknologjinë HSPA (High Speed Packet Access) falë çipit të Qualcomm®. Drejtori i HTC, Peter Chou, gjatë prezantimit të telefonit në Londër, javën e parë të majit deklaroi se parashikon se Diamond do të shitet më shumë se Touch i prezantuar vitin e kaluar. “Ky do të jetë produkti më i madh në jetën time” tha ai në Londër gjatë prezantimit. Fokusimi i HTC në përmirësimin e teknologjisë të ekranit të ndjeshëm në prekje, në një ekran 2.8 inç, 640 me 480 piksel tregon se sa seriozisht e konsideron iPhone si një konkurrent të denjë. Kompania gjithashtu ka përmirësuar programin TouchFlo për të paraqitur një efekt 3D të fotografi ve në ekran. Përdoruesit do të mund të qasen tek fotot, muzikat, mesazhet dhe e-mail përmes ekranit të ndjeshëm në prekje. Kompania ka përmirësuar shfl etuesin e internetit, i cili është krijuar nga Opera Software posaçërisht për HTC.

Shfletuesi i përshtatet madhësisë së ekranit dhe përdoruesi mund të zmadhojë apo zvogëlojë faqet me një dorë. HTC Touch Diamond ka një procesor 528MHz të Qualcomm me 256MB ROM dhe 128MB RAM memorie.

 

Rrotullojeni pajisjen dhe ekrani automatikisht ndryshon pamjen nga vertikal në horizontal si tek iPhone

Touch Diamond ka të inkuadruara aplikacione për shikimin e videove të YouTube dhe përdorimin e Google Maps për harta. Pajisja ka gjithashtu një GPS (Global Positioning System). Diamond ka një kamera 3.2 megapiksel me autofokus e cila mundëson videothirrje. HTC ka përmbledhur të gjitha këto mundësi në një pajisje në formë diamanti me përmasa 102mm me 51mm me 11.33mm dhe një peshë prej 110 gram. Për transferim të dokumenteve, HTC Touch Diamond përdor Bluetooth, Wi-Fi 802.11b/g, GPRS, EDGE, MMS dhe miniUSB për lidhje me PC. Për dallim nga smartphone të tjerë të HTC™, ekrani i Diamond është i ndjeshëm në prekje, si te iPhone i bazuar në teknologjinë TouchFLO. Edhe përkundër këtyre opsioneve që HTC Diamond ofron, ju nuk do të mund të përdorni disa nga opsionet më të avancuara 3G pasi nuk përkrahen nga operatorët celularë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Touch Diamond vs. iPhone

Touch Diamond nga HTC punon në sistemin operativ Microsoft Windows Mobile 6.1 Proff esional, ndërsa iPhone i Apple punon në Mac OS X. Diamond është më i shkurtër se iPhone me 13mm, më i ngushtë 10mm dhe më i hollë për 0.1mm. Gjithashtu është më i lehtë me 25gram. Përparësi kryesore e Diamond konsiderohet të jetë sistemi 3G i telefonisë, i cili lejon përveç tjerash edhe thirrjet me video, opsion i cili nuk ofrohet nga iPhone. Diamond ka të integruar GPS ndërsa iPhone përdor Google Maps përmes lidhjes Wi-Fi për orientim dhe harta. Kamera e Diamond është 3.15MP ndërsa iPhone ka një kamera me 2MP. Në treg tani gjenden telefona celularë që kanë deri në 5MP.

Diamond për dallim nga iPhone ofron edhe dëgjimin e frekuencave FM të radios së integruar. Bateria e Diamond ofron 5 orë e 30 minuta kohë bisedë dhe deri 285 orë në gjendje normale, ndërsa bateria e iPhone ofron 8 orë bisedë dhe deri 250 orë qëndrueshmëri normale. iPhone ka një përparësi sepse ofron 8 ose 16GB, Touch Diamond ofron vetëm 4GB për ruajtjen e materialeve multimediale. Përparësi e Diamond është lidhja me PC, sinkronizimi me Microsoft Active Sync dhe instalimi i programeve të ndryshme ndihmëse si Offi ce Mobile, sinkronizimi i kontakteve, kalendarit dhe shënimeve me kompjuterin. Edhe pse çmimi ende nuk dihet, Touch Diamond do të jetë në dispozicion në Europë nga fi llimi i qershorit, pastaj në Azi dhe gjatë gjysmës së dytë të vitit në Amerikë.

Apple nuk ka dhënë ndonjë njoft im se kur do të lanccoj iPhone 3G, por analistët mendojnë se pas lanccimit të HTC Touch Diamond, Apple do të nxitojë të hedhë në treg modelin 3G të iPhone gjatë muajve në vijim. iPhone mund të blihet në përfaqësitë e Apple në Prishtinë dhe Ti ranë, ndërsa HTC ende nuk ka ndonjë përfaqësi, por produktet e HTC mund t’i gjeni në mobi-shop të ndryshëm në Shqipëri dhe Kosovë.

Lajmet e fundit>