Vëzhgim

HTC do të blej sistem operativ!

Sep 12 2011
0 Shpërndarje
HTC do të blej sistem operativ!

Në momentin e parë që dëgjohet ky lajm në mendje të shkon ideja se HTC do të jetë e interesuar të blejë WebOS’in e HP’s, pasi që kjo e fundit ka vendosur që të anulojë projektin megjithëse nuk ka vendosur a do ta vendos në shitje WebOS’in.

“Ne mund të shfrytëzojmë cilindo sistem operativ që dëshirojmë. Ne jemi në gjendje të bëjmë shumë gjëra më ndryshe sesa rivalët tanë në shtresën e dytë apo të tretë të një platforme” tha Wang. “Fuqia jonë qëndron në kuptimin e një sistemi operativ, por nuk do të thotë se ne duhet të prodhojmë një sistem operativ”.

A ka pra gjasa që HTC të jetë në gjah për WebOS? Nuk ka ndonjë konfirmim nga ana e HTC në lidhje me planet e saja për të ardhmen, por megjithatë diskutimet në lidhje me blerjen e një sistemi operativ kanë qenë pjesë e diskutimeve të brendshme. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>