Harduer

HTC do të jetë telefoni i parë i integruar me Facebook

Apr 5 2013
0 Shpërndarje
HTC do të jetë telefoni i parë i integruar me Facebook

Ndoshta nuk është telefoni i shumëpritur që kishin menduar të gjithë se do të lançonte Facebook-u, por smartfoni i fundit nga HTC do të jetë shumë afër kësaj ideje.

Telefoni do të funksionojë me “Home”, aplikacionin e ri të Facebook-ut që sjell fotot, komentet dhe përditësimet e statuseve nga rrjeti social tek ekrani kryesor i pajisjes. Integrimi shkon përtej kësaj, duke u bërë ndërfaqja e përcaktuar e gjithë telefonit.

Për shembull, App Launcher ofron një ndërfaqe për të gjitha aplikacionet në telefon nga brenda mjedisit të Facebook-ut. Kjo do të thotë, me shumë mundësi, se përdoruesit nuk do të kenë nevojë të kalojnë mes ndërfaqes bazë të Android-it. Integrimi i ri me chat bën që mesazhet të shfaqen në formë pop-up në ekran, madje edhe mbi aplikacionin që është duke u përdorur.

Facebook-u ka filluar bashkëpunimin me disa prodhues telefonësh dhe mesa duket HTC do të jetë i pari. “Është një mundësi mjaft e mirë për të sjellë pjesën mobile dhe atë sociale në një vend të vetëm,” u shpreh Peter Chou, CEO i HTC. “Është telefoni më i fundit social.”

Një vështrim i detajuar për smartfonin HTC Desire X

HTC First do të jetë i disponueshëm fillimisht në SHBA përmes kompanisë telefonike AT&T duke filluar nga 12 prilli për 100 $. Po ta shohësh me kujdes, ai është thjesht një smartfon standard Android. Punon me Android 4.1 Jelly Bean, ka ekran 4.3-inç dhe procesor Qualcomm Snapdragon.

Përdoruesit e telefonëve të tjerë (HTC One X, HTC One X+, Samsung Galaxy S III dhe Samsung Galaxy Note II) do të kenë mundësi ta marrin Facebook Home si aplikacion nga Google Play Store duke filluar nga data 12 prill. (PCWorld Albanian)

HTC Plus

Lajmet e fundit>