Lajmet

HTC do të lançojë së paku tre telefona Google

Mar 18 2009
0 Shpërndarje
HTC do të lançojë së paku tre telefona Google

altHigh Tech Computer (HTC) do të lançojë të paktën tre telefona të mençur (smartphones) që përdorin softuerin e Google, Android. Ky lajm u bë i ditur dje nga vetë drejtori ekzekutiv i kompanisë High Tech Computers, Peter Chou.

HTC është kompania më e madhe për telefona të mençur që përdor sistemin operativ të  Windows Mobile, ndërsa vitin e kaluar, ajo u bë edhe kompania e parë në treg që përdori Android, kur bashkëpunoi me Google dhe T-Mobile për të lançuar modelin G1.

Kompania nga Tajvani, muajin e kaluar lançoi telefonin e dytë Google, HTC Magic apo G2 siç e quajnë disa. Telefoni së pari është shitur në Evropë nga kompania Vodafone.

Ndërkohë HTC do të lançojë së paku edhe dy telefona të tjerë Google deri në fund të këtij viti. HTC fitoi përparësi ndaj rivalëve të tjerë për telefonat e mençur, duke përdorur softuerin Android nga Google. HTC punoi për tre vite me kompaninë e famshme amerikane në softuer para se ta lançonte modelin G1 gjatë shtatorit të kaluar.
 

Lajmet e fundit>