Harduer

HTC do të lançojë smartfonin e parë në botë Android me proçesor 64Bit

Aug 26 2014
0 Shpërndarje
HTC do të lançojë smartfonin e parë në botë Android me proçesor 64Bit

HTC-Octa-730x529HTC ka dërguar ftesa për një event në datën 4 shtator në IFA dhe tashmë mund të shohim smartfonin e parë Android në botë që të fuqizohet nga një proçesor tetë bërthamësh (Octa Core) 64Bit.

Këto informacione vijnë nga uebsiti tajvanez i prodhuesit të smartfonëve në Weibo. Një çip Octa Core 64Bit teknikisht duhet të ia shtojë shpejtësinë telefonit.

Më parë kompania kishte zbuluar disa informacione në Wiebo rreth smartfonit të ardhshëm me numër modeli “820” që mendohet të jetë një pasardhës i Desire 816 sipas Focus Taivan.

HTC po bën një lojë të mirë në tregjet në zhvillim këtë vit për të rikuperuar humbjet e saj dhe pjesë e strategjisë së saj janë edhe lançimet e pajisjeve të reja me një llojshmëri çmimesh për të kapur më shumë përdorues potencial.

Pajisja “820” padyshim është një tjetër lëvizje për të prekur më shumë përdorues me pretendimin se është smartfonin i parë në botë 64Bit për të tërhequr më shumë vëmendje.

Detajet janë akoma të fshehta, por ne do të marrim vesh më shumë rreth saj në eventin IFA Electronics në Berlin javën e ardhshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>