Harduer

HTC do të nxjerrë pajisje të re Windows Phone në 2013

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
HTC do të nxjerrë pajisje të re Windows Phone në 2013

HTC Windows PhoneHTC mund të ketë lajmëruar për “super smartfonin” e tyre HTC One me sistem Android, gjithsesi kompania tajvaneze ka në plan të nxjerrë një smartfon tjetër me sistem operativ Windows Phone.

Ajo nxorri HTC Windows Phone 8X në nëntor si dhe një version më të lirë 8S doli disa javë më vonë. Gjatë Mobile World Congress këtë javë, Tai Ito, zv. Presidenti i HTC i tha CNET se janë plotësisht të angazhuar në biznesin e Windows Phone.

Ai gjithashtu tha se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me Microsoft-in për një produkt të ri më vonë këtë vit.

Më herët këtë javë LG tha se nuk do të prodhonte më smartfonë WP, gjithsesi Ito duket se do të punojë në rritjen e këtyre pajisjeve edhe pse tha se sistemi operativ nuk është shumë i fortë në treg.

Ai gjithashtu la të kuptohej se HTC nuk do të nxjerrë një smartfon me ekran të madh si ai i One prej 4.7 inç si dhe gjithashtu që kompania po punon njëkohësisht për të nxjerrë tablet të cilat do të punojnë me Windows RT. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>