Harduer

HTC do të prezantojë të premten smartfonët e rinj në një event në New Delhi

Jul 10 2014
0 Shpërndarje
HTC do të prezantojë të premten smartfonët e rinj në një event në New Delhi

HTC-One-E8-4Ditën e premte, kompania HTC do të mbajë një event në New Delhi. Smartfonët që priten të prezantohen janë HTC One (E8) dhe HTC Desire 616. I pari është versioni plastik i HTC One M8 që zëvendëson kamerën duale me një kamerë të pasme 13 Megapixel.

HTC Desire 616 ka një ekran 5 inç me rezolucion 720 x 1280 pixel. Një çip MT-6592 1.4 Ghz tetë bërthamësh nga MediaTek fuqizon smartfonin i cili vjen më një kamerë të pasme 8 Megapixel dhe frontale 2 Megapixel. Smartfoni ka 4 GB hapësirë të dhënash dhe mbështetje për microSD. Gjithashtu vjen me mbështetje për dy karta SIM, ndërsa në bord ndodhet edhe një bateri 2000 mAh.

HTC One M8 do të përfaqësojë smartfonët e parametrave të lartë, ndërsa HTC Desire 616 do të jete diçka mes HTC Desire 516 dhe HTC Desire 816. Çmimet dhe disponueshmëria do të bëhen publike ditën e premte. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>