Biznes

HTC eksploron mundësinë e shitjes së biznesit Vive por edhe kompanisë

Aug 25 2017
0 Shpërndarje
Një shitjet e plotë e kompanisë me shumë gjasa nuk do të ndodhë sepse nuk është diçka që mund ti përshtatet një blerësi të vetëm. HTC eksploron mundësinë e shitjes së biznesit Vive por edhe kompanisë Photo Source: Bloomberg

HTC, një prej prodhuesve më të mëdhenj të telefonave një herë e një kohë, është duke eksploruar që nga shitja e biznesit të realitetit virtual tek shitja e krejt kompanisë raportoi Bloomberg.

Firma Tajvaneze është në kërkim të një investitori strategjik duke shitur biznesin Vive. HTC ka patur bisedime me disa kompania ku më i spikaturi është Alphabet Google.

Një shitje e plotë e kompanisë me shumë gjasa nuk do të ndodhë sepse nuk është diçka që mund ti përshtatet një blerësi të vetëm.

Aksionet u rritën me 4.7% ditën e Premte duke i dhënë kompanisë një vlerë prej 1.9 miliard dollarësh. Në pesë vitet e fundit vlera e HTC është reduktuar me 75%.

Ende nuk janë marrë vendime finale dhe HTC mund të vendosë që të mos procedojë me asnjë prej ndryshimeve strategjike.

Në fillim të kësaj jave HTC uli çmimin e Vive me 200 dollar në përpjekje për të zgjeruar shitjet e produkteve. Në tre mujorin e parë janë shitur vetëm 190,000 njësi.

HTC, themeluar në 1997-ën, filloi si një kompani e kontraktuar të prodhimit të telefonëve. Në 2002 fitoi të drejtat e prodhimit të telefonëve Windows për tu bërë një prej kompania kryesore në rang global. Në 2008-ën kompania prodhoi telefonin e parë Android. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>