Biznes

HTC hap edhe një mini dyqan të ri në Gjermani

Nov 29 2012
0 Shpërndarje
HTC hap edhe një mini dyqan të ri në Gjermani

Gjigandët elektronikë që duan të tërheqin vëmendjen e klientëve por që në një farë mënyrë, nuk e justifikojnë gjithmonë prezencën e plotë përmes një dyqani të mirëfilltë, përdorin një marifet të veçantë: hapjen e një mini dyqani.

Apple e ka bërë, Microsoft po ashtu, madje edhe Samsung e prezantoi produktin e tij Galaxy S III në një dyqan të tillë. HTC është kompania e radhës që po shfrytëzon këtë metodë.

Ndërkohë që kompania ka dyqanet e veta në Azi dhe në disa pjesë të Evropës, dizajneri i smartfonëve ka hapur në Hamburg të Gjermanisë një dyqan-brenda-dyqanit në gjigantin e tregtimit të pajisjeve elektronike, Saturn.

Atje klientët kanë mundësi të shohin, testojnë dhe blejnë pajisje si One X+ apo Windows Phone 8X. Po ashtu janë të disponueshëm edhe aksesorë, përfshi kufjet Beats etj. Stafi është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë.

I pyetur në lidhje me këtë mini dyqan të ri, HTC nuk komentoi më tepër lidhur me planet e së ardhmes.

Megjithatë, thuhet se kompania po planifikon të hapë dyqane të ngjashme si dhe të mbajë disa seminare së shpejti. Gjithsesi, nëse HTC do të përfitojë nga dyqani i saj mini në një treg kaq të ashpër si ai gjerman, nuk ka garanci.

Megjithatë, në fund të fundit, një lëvizje e tillë nuk do t’i bënte dëm kompanisë e cila po synon të penetrojë sa më tepër në treg. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>