Harduer

HTC Jetstream, 700 dollarë dhe me Android 3.1

Aug 31 2011
0 Shpërndarje
HTC Jetstream, 700 dollarë dhe me Android 3.1

Tableti në fjalë do të paraqitet në dyqane gjatë javës së  ardhshme dhe në mes tjerash do të shfrytëzojë rrjetin 4G LTE të AT&T dhe do të ketë një ekran 10 inç. Lista e specifikave është mjaft mbresëlënëse, duke u nisur nga procesori 1.5 GHz dual-core, ekrani me rezolucion prej 1280 x 768 piksela, një kamerë 8 megapikselëshe prapa dhe një kamerë 1.3 megapikselëshe para. Magazinimi 32GB mund të shtohet më tej përmes portit microSD dhe të arrijë deri në 32GB kurse sistemi operativ do të jetë Android 3.1 që do të ketë sipër ndërfaqen HTC Sense.

Në anën tjetër dizajni i tij nuk është aq atraktiv dhe thuhet se pajisja është 0.51 inç e trashë dhe peshon 0.7 kg, pakëz më i rëndë se iPad 2. Version me WiFi nuk është bërë i ditur ndërsa versioni 4G LTE pritet të kushtojë 699.99 dollarë me një kontratë dyvjeçare.

HTC Jetstream do të ofrohet në shitje online apo në dyqane duke filluar nga data 4 shtator, dhe do të jetë në ofertë me HTC Scribe për një periudhë të limituar kohore. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>