Harduer

HTC konkurron iPhone 5S me lançimin e HTC One Max me skaner për shenjat e gishtave

Sep 17 2013
0 Shpërndarje
HTC konkurron iPhone 5S me lançimin e HTC One Max me skaner për shenjat e gishtave

htc-one-max-fingerprint-scannerSapo është prezantuar hibridi telefon-tablet (phablet) HTC One Max këtë herë me skaner për shenjat e gishtave për të konkurruar në treg me Touch ID të iPhone 5S.

Lançimi i HTC One Max me emrin e koduar T6 është përfolur prej kohësh se do të ketë një ekran 5.9 inç duke e bërë atë një konkurrent të denjë edhe ndaj Samsung Galaxy Note 3 dhe Sony Xperia Z përveç iPhone 5S. Kjo pajisje ka një procesor Snapdragon 2.3 GHz dhe RAM 2GB.

Përsa i përket parametrave të tjerë mund të themi se disponon një memorie të brendëshme prej 16 GB , një kamera të rrallë Ultrapixel dhe një hapësirë të posaçme për vendosjen e një karte microSD për të shtuar memorien.

Përflitet se kompania ka në plan edhe lançimin e një tableti me dizajn të njejtë si HTC One i cili pritet të lançohet në të njejtën kohë me HTC One Max megjithatë nuk është njoftuar ende data zyrtare. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>