Harduer

HTC lançon smartfonët One M8, Desire 816 dhe Desire 210 në Indi

Apr 22 2014
0 Shpërndarje
HTC lançon smartfonët One M8, Desire 816 dhe Desire 210 në Indi

gsmarena_001Kompania HTC ka lançuar tre telefonë të rinj në tregun indian duke filluar me smartfonin e saj më të mirë HTC One M8. Smartfoni ka një çmim prej 825 dollarë, kosto kjo pak më e ulët se Samsung Galaxy S5. Telefoni tjetër që ishte planifikuar për tu lançuar është HTC Desire 816 me një çmim prej 395 dollarë.

gsmarena_002HTC Desire 816 është një smartfon me dy karta sim, me ekran 5.5 inç dhe rezolucion 720p. Smartfoni fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 400 Quad Core 1.6 Ghz si dhe 1,5 GB RAM. Kamera e pasme e smartfonit ka një madhësi prej 13 Megapixel, ndërsa ajo frontalja 5 Megapixel të gjitha që furnizohen nga një bateri 2600 mAh.

Dhe e fundit kemi të bëjmë me një smartfon të ri me dy karta sim dhe bëhet fjalë për Desire 210 me një çmim prej 143 dollarë. Desire 210 ka një ekran 4 inç, me rezolucion 800 x 480 pixel, fuqizohet nga një proçesor 1 Ghz Dual Core Mediatek MT6572M.

gsmarena_003Smartfoni ka një kamerë të pasme 5 Megapixel, dhe një kamerë frontale VGA. 512 MB Ram, 4GB hapësirë të dhënash me mbështetje për microSD, një bateri 1300 mAh dhe Android 4.2 Jelly Bean janë ndër të shumta veçori që HTC-ja ka sjellë në këtë model të ri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>