Biznes

HTC me humbje edhe për tre mujorin e parë të 2014-ës

May 7 2014
0 Shpërndarje
HTC me humbje edhe për tre mujorin e parë të 2014-ës

htcccc humbjeKompania HTC ka publikuar raportin e saj financiar për tremujorin e parë të këtij viti i cili ka përfunduar më 31 mars. Nga shifrat e publikuara kompania thotë se po shkon përmes një rrugëtimi të vështirë.

Ashtu siç tregojnë shifrat, të ardhurat nuk kanë arritur të kapin qëllimin e tyre prej 1.12 – 1.18 miliardë dollarë dhe kanë arritur vetëm 1.10 miliardë $. Kjo shifër është më e ulët se 1.4 miliardë dollarë që ishin grumbulluar për tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Humbja qëndroi në 62 milionë dollarë, shifër kjo tepër zhgënjyese, krahasuar me një vit më parë ku kompania kishte 2.5 milion dollarë fitim. Ndërkohë që ky është një tregues i qartë si një tjetër tre mujor i mbyllur me humbje, por tremujori i dytë shikohet më optimizëm nga kompania. Tre mujori i dytë i vitit do të shohë efektin e lançimeve të dy smartfonëve kyç nga HTC-ja dhe bëhet fjalë për One M8 dhe Desire 816, të cilat duhet ta ndihmojnë kompaninë t’iu rikthehet fitimeve.

Sipas parashikimeve, të ardhurat do të jenë diku mes 2.160 miliardë dhe 2.326 miliardë dollarë, ose e thënë ndryshe dyfishi i asaj që ka HTC-ja arriti për momentin. Rezultati i përgjithshëm gjithashtu pritet të jetë me fitim dhe jo humbje. Mendohet se fitimi do të jetë diku mes 60 dhe 81.5 milionë dollarë kjo e cila nuk është ndonjë shifër e lartë, por që janë lajme të mira për aksionerët dhe adhuruesit. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>