Harduer

HTC me përfitimet më të ulëta që nga viti 2005

Apr 10 2013
0 Shpërndarje
HTC me përfitimet më të ulëta që nga viti 2005

Prodhuesi nga Tajvani i smartfonëve HTC raportoi një rënie madhore në përfitimet e veta gjatë tremujorit të parë të vitit, pasi ndërmarrja ishte detyruar që të tërheqë lëshimin e telefonit të vet më të mirë në prill.

Gjatë ditës së hënë HTC tha që përfitimet e veta neto për tremujorin e parë të këtij viti arritën 2.84 milionë dollarë, që paraqet shifrën më të ulët për tremujor sipas regjistrimeve financiare online që nga viti 2005.

Fitimet e ulëta paraqesin një zhytje të konsiderueshme nga tremujori i parë kur përfitimet neto të ndërmarrjes në vazhdimësi tejkalonin vlerën prej 1 miliardë dollarë tajvanezë (kurse tani në këtë tremujor janë arritur 85 milionë dollarë tajvanezë).

Vitin e kaluar, për shembull, përfitimet neto për tremujorin e parë arritën 4.47 miliardë dollarë tajvanezë.

Që nga viti 2011, HTC ka çaluar sa i përket menaxhimit të fitimeve teksa ballafaqohet me sfida të nxehtë nga kundërshtarët e mëdhenj si Apple dhe Samsung.

Ndërmarrja ka kërkuar që të tërhiqet prapa duke paraqitur një brend të ri të smartfonit, të quajtur “One”, ndërkohë të bëjë edhe një reklamim më të madh.

Telefoni i ri HTC One ishte pritur që të dalë në shitje në muajin mars të këtij viti, por lëshimi i këtij telefoni ishte shtyrë për muajin prill, kur analistët tregojnë një zvogëlim të komponentëve “high-end” si keqbërësit për shtyrje.

Lëshimi i vonshëm i telefonit më të ri nga HTC-ja e vendos më tutje telefonin e ndërmarrjes nga Tajvani nën trysni kur smartfoni më i ri nga Samsung, Galaxy S4 pritet të dalë në shitje në prill.

Duke e ditur buxhetin më të madh për reklamim dhe një njohje më e madhe e emrit nga Samsung, analistët presin që data të afërme të lëshimit do të mund të pakësonin numrin e shitjeve nga HTC-ja. (PCWorld Albanian)

HTC

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>