Harduer

HTC: One M8 për Windows ofron jetëgjatësi më të mirë baterie sesa versioni për Android

Aug 22 2014
0 Shpërndarje
HTC: One M8 për Windows ofron jetëgjatësi më të mirë baterie sesa versioni për Android

htconewindows-100389707-largeHTC One M8 për Windows ofron jetëgjatësi më të mirë baterie sesa version për Android. Të paktën kështu thuhet sipas specifikave që ofron HTC për smartfonin. HTC One M8 është i disponueshëm me versionin më të fundit të platformës Android si dhe tashmë edhe me platformën mobile të Microsoft Windows Phone 8.1. Zyrtarët e HTC-së thanë se hardueri i të dy pajisjeve është identik, me të njëjtin ekran, proçesor, memorie dhe hapësirë të dhënash.

HTC, gjithsesi thotë se versioni Android i telefonit ka një kohëzgjatje prej 20 orësh bisedë përmes rrjetit 3G dhe deri në 496 orë Standby. HTC One M8 për Windows ka një kohëzgjatje prej 22 orësh bisede përmes rrjetit 3G dhe deri në 528 orë Stanby. Ky është një avantazh 10 % për versionin Windows Phone në kohëzgjatjen e bisedës dhe 6.45 % avantazh në Standby.

Pyetja që çdokush do të bënte është nëse sistemi operativ mobil i Microsoft është më efikas ndaj energjisë sesa version 4.4.2 KitKat i Android që gjithashtu fuqizon telefonin HTC. Nëse është e vërtetë kjo mund të përdoret si një pikë kyçe për konsumatorët që duan të shfrytëzojnë çdo gjë nga smartfoni i tyre.

HTC-ja është pyetur nga PCWorld për të shpjeguar nëse ka ndonjë diferencë mes dy versioneve dhe kompania akoma nuk ka kthyer përgjigje. Por mesa duket të dy telefonët janë identikë, por që ndryshojnë në energjinë që përdorin. Nëse për ju telefoni i ardhshëm HTC One që do të blini bën diferencën, konsiderojeni si një mundësi më të mirë blerjen e One M8 për Windows. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>