Lajmet

HTC One M9 kalon në Nougat, HTC 10 duhet të presë “ca ditë”

Feb 2 2017
0 Shpërndarje
HTC zgjodhi rrjetin social Twitter për të njoftuar konsumatorët se përditësimi Android Nougat 7.0 për flagshipin e 2015-ës HTC One M9 është i disponueshëm nga dita e sotme në Europë, Turqi dhe Afrikën e Jugut. HTC One M9 kalon në Nougat, HTC 10 duhet të presë “ca ditë”

Në ditët në vijim përditësimi do të zgjerohet në më shumë vende. I pyetur në komente nga ndjekurit se kur HTC 10, flagshipi i 2016-ës, do të marrë përditësimin e shumëpritur, Graham Wheeler, shefi i HTC EMEA, tha se do të kemi lajme të reja javen e ardhshme.

Sipas Wheeler, HTC ka zbuluar një problem me Android Nougat në HTC 10, duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me vetëm një dhe jo disa.

Sa i përket Nougat për HTC One M9, përditësimi do të “peshojë” 1,27GB dhe ka një numër ndërtimi 4.14.401.7. Sigurohuni që keni hapësirën e nevojshme dhe jetëgjatësinë e duhur të baterisë përpara se të përditësoni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>